Rama: S’do ketë më pagë minimale nën 30 mijë lekë. Në shkurt 2021 do të jetë niveli i papunësisë nën 11%

29 Shtator 2020, 13:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë sot se nuk do të ketë pagë minimale më të ulët e 300 mijë lekë të vjetra.

Më tej Rama ka premtuar se në shkurt të vitit 2021, që përkon me një vit nga vendosja e karantinës, do të çojë nivelin e papunësisë nën 11%.

“Një ditë para tërmetit projeksionet e 2020 për ekonominë ishin shumë optimiste duke iu referuar shifra zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare me shkrim në raportet dhe konluzionet përkatëse, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tnë me 11% pritej të shkonte edhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65% , investimet e huaja dhe turizmin pritej të kishte një impakt të shtuar, por gjithçka ndryshoi pas tërmetit dhe COVID. 

Paketat e qeverisë kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë tani më, parë edhe rezultatet pasuese nga pikëpamja hapëse, nëse do kishim kaluar në më shumë se 10% të GDP-së, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim. Gjatë 3 javëve te fundit kemi marrë masa të tjera, programi i rindërtimit

13 mijë persona të papunësuar. Hyjmë te vendet që kemi humbur më pak punonjës. 45 mijë punonjës është në Kosovë dhe Rumani 1 mln, Serbia 200 mijë, Kroacia rreth 200 mijë, megjithatë këto nuk janë për të thënë se jemi përballë ndonjë çudie, por për të thënë  që duam t’i ripunësojmë sa më shpejt.

Në harkun e 1 viti ta tejkalojmë nivelin e shkurtit. Flasim në raport të përgjithshëm, është 11% e popullsisë, jo i njerëzve që janë sot në Shqipëri. Patjetër që ne kemi një sfidë të madhe për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës.

Ky i shkurtit është niveli më i ulët i papunësisë. Duke thënë  këtë nuk harroj të them që ne kemi një sfidë. Raporti mes vendit të punës dhe pagës. Patjetër duhet të atakuar me rritjen e pagës minimale gjë që do ta bëjmë në javët në vijim sic e kemi premtuar. Pra nuk do të ketë pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra., tha Rama.  (TemA)

1 komente në “Rama: S’do ketë më pagë minimale nën 30 mijë lekë. Në shkurt 2021 do të jetë niveli i papunësisë nën 11%”

  1. ERTV says:

    Qenka serioze situata që filloi me premtime elektorale ky.
    O i madhi Ed Rama. (Ti nuk je Saliu, por as ndryshe nga ai)
    Po lërini keto premtime elektorale…
    Nuk të dolën 8 vjet por po i bën orën e fundit.
    Pashë zotin, Ben Ahmetaj ti bën këto politika.
    Çfarë nuk të kane quajtur, të mira dhe të këqija .
    Por tani po na del dhe Ed mashtruesi..
    Bëji të fala Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje