Rudina Hajdari rrëfen momentet e fundit me të atin: Ishim bashkë një orë para ngjarjes, te selia e PD. Më mori hopa po një makinë i preu rrugën

29 Shtator 2020, 08:23Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion momentet e fundit që ka kaluar me të atin, Azem Hajdari, një orë para se ai të ekzekutohej para selisë së PD.

“Kemi qenë në selinë e PD bashkë me familjen. Me mamanë dhe vëllain. Ndoshta një orë para se të ndodhte ngjarja. Kemi qenë një lokal përballë PD ku kemi bërë një takim së bashku, në një kafe. Babi atë ditë ishte goxha euforik, shumë i lumtur.

Kishte dalë nga një miting në Fier dhe ishte duke treguar të gjithë ngjarjen midis nesh. Unë isha shumë e vogfël po e mbaj mend entuziazmin e tij. E mbaj mend që e ndante me mamanë. Ishte gjithë kohës duke na përqafuar dhe ishte duke treguar atë si ngjarje. Kujtoj që mamaja ime në atë kohë ishte 7 muajshe shtatzënë. Ishte një moment familjar, i ngrohtë dhe i bukur”, u shpreh ajo.

Më tej, Hajdari tregoi dhe momentin kur i ati e mori në krah dhe të dy bashkë u drejtuan për në seli, aty ku siç tregon ajo, një makinë iu preu rrugën.

“Në momentin që ne u ndamë, diku rreth orës 8.30 ai donte të shkonte në zyrë të ndiqte lajmet. Unë iu bashkova dhe më mori hopa. Shkuam drejt zyrës së tij dhe patem një si përplasje me Policinë. Një makinë që kaloi atye e ndaloi gjatë rrugës dhe ai ishte pak i nervozuar dhe i tha kalo se ishim bashkë.

Në momentin që u ndamë po e prisnim në shtëpi se premtoi që do vinte dhe do hante darkë me ne. Ne po e prisnim. Në momentin që ndodhi… Ishte një moment i vështirë dhe në gjithë Tiranën u ndje”, përmbylli deputetja.

4 komente në “Rudina Hajdari rrëfen momentet e fundit me të atin: Ishim bashkë një orë para ngjarjes, te selia e PD. Më mori hopa po një makinë i preu rrugën”

  1. Vrasesin e vertete e ke “PERBALLE” dhe patriot te babait, qe perseri ndryshon variante dhe emra ekzekutoresh prej 1998. Apo akoma nuk do ta thuash akoma haptazi ne Publik se, nuk te le Mami dhe vellai Kiri…!!!

  2. Ujku Plak says:

    Qe ta kujtoshe,dhe respektoshe si Baba ke te drejten te kuptoi,qe ta paraqitesh ne publik si hero qe ka bere shume per Shqipetaret kjo eshte pafytyresi dhe injorance.Ti moj Cupe perfito se je ne Shqiperi ku njerezit me te poshter ,plerat,te korruptuarit etj shijojne cfar kane perfitu nga abuzimi pa i shqetesuar njeri .

  3. INVESTIGATIVI says:

    Ky mavria Azem iku per lesh bubi per interesat e Sal kriminelit,por me habit fakti si nuk po e kuptojne qe jane ne te njejtin kurth dhe dy idiotet Paloka e Noka qe hapen bythesh e bejne trimin.Shaban Memia u tregua i zgjuar ja hodhi bythes nuk bente me te fortin,kurse keta dy idiotet vazhdojne.

  4. Komunisti i papenduar says:

    Ti moj cupe e kishe baba , por e verteta eshte se babai yt i kishte hipur kalit sembrapethmi . Kujtonte se do ndryshonte njerezimin jo me bindje dhe realizem por me kokfortesi dhe me force gangesteresh . Hap syte mos besh te njejtat gabime se ty nuk te vrasin por do perfundosh ne koshin e plehrave te historis sic kane perfunduar shume bashkatdhetar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje