Krahas urdhrave për bombardimin e qyteteve në Jug të vendit, për të shtypur revoltat pas mashtrimit me firmat piramidale, komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut.
Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998.
Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.
Ibrahim Mullaliu ishte përfaqësues lokal i PD-së në Kavajë, i nderuar më pas nga përfaqësuesit vendorë të PD-së. Sabah Jemishta ishte përfaqësues i PD-së në Durrës, i shpërblyer më pas nga Sali Berisha, duke e emëruar Prefekt të Durrësit.
Në raportin e komisionit hetimor, për këta persona thuhet se “…në këtë kohë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, Gardës së Republikës dhe SHIK-ut janë shpërndarë armë personave civilë me preferencë politike.
Kemi të dhëna se një shpërndarje e tillë armësh me lista është nxitur e motivuar nga disa drejtues ë pushtetit lokal si masa ‘për të mbrojtur shtetin dhe qeverinë nga kryengritësit dhe ‘rebelët e jugut’ nga ‘kërcënimi komunist’, ku veçanërisht me aktivë rezulton se janë treguar Shaban Memia në Tiranë, Sabah Jemishta në Durrës, Ibrahim Mullaliu në Kavajë dhe Blerim Çela në Progonat”./shqiptarja.com
Kriminelët janë akoma të lirë
Keta duhet the japin llogari….bastardet…
Blerim Çelën e njoh mirë se e kisha në kurs në universitet.Ishte njeriu më trap që kishte fakulteti ekonomik.U çudita kur e dëgjova ishte deputet i partisë demokratike.Na gjeti tonët e floririt që kishte vjedhur Ramiz Alia dhe broçkulla të tjera po i mbani mënd në parlament.Na nxori edhe një libër ku jepte mësime partisë.Tani se kam dëgjuar ku është.Ja këta idiotë na kanë drejtuar.
Duhej të ndahej Shqipëria edhe njëherë. Bandat e PD donin ndarje sepse veriun e donte fqinji verior dhe jugun e donte fqinji jugor. Vetë nuk e merrnin dot prandaj për ta reaëizuar këtë plan të kahershëm përdorën berishajt, memoajt, çelajt e të tjerë që i kemi akoma në krye të këtij vendi. ju që i tregoni këto dhe ne që gjoja komentojmë rrahim ujë në havan sepse drejtësia e vjetër dhe e re është në ëndër dhe në realitet duke vjelur mall para e ofiqe pa fund.
xha Sulo
Kohë të trazuara.
Ehh sa djem nënash hanë dhe sot per shkak te drejtpërdrejtë të këtyre …
Kanë tall tralin me popullin e shkretë.
Dhe një popull që ulërit DREJTËSI..
Dhe drejtësi nuk ka.
Pasi kesaj kaste politike të koopruptuar ju intereson vetëm pushteti i përkohshëm, të vjedhin dhe të sigurojnë kastën e tyre..( dhe nesër duke mos me u marr me njëri tjetrin).