ANALIZA "Çfarë dreqin ishte kjo?": Kaos i plotë në debatin e parë Trump-Biden

30 Shtator 2020, 09:40Bota TEMA

Nga Carla Bleiker

Çfarë dreqin ishte kjo? Këtë pyetje mund t’i bëje vetes si spektator pas debatit të parë televiziv mes presidentit Trump dhe sfiduesit të tij, Joe Biden.

Ajo që ishte menduar si shkëmbim faktesh, për t’ua bërë më të lehtë vendimin votuesve të pavendosur, i ngjasoi që në minutat e para sherrit kaotik mes dy xhaxhallarëve të moshuar në një familje, ku njëri nuk respektoi asnjë rregull, dhe tjetri qeshte gjithnjë e më shumë si i detyruar dhe tundte kokën që të mos klithte.

SHBA ndodhen në një krizat më të mëdha, pandemia e Coronës, katastrofat natyrore për shkak të ndryshimit të klimës dhe një hendek gjithnjë e më i thellë mes amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë e kanë tronditur vendin. Por në përballjen e parë televizive mes kandidatit të republikanëve dhe atij të demokratëve shikoje një president, që nuk e la kundërshtarin e tij të mbaronte as edhe një fjali, dhe vetë nuk prezantoi gati asnjë plan për përmirësimin e situatës.

Kur moderatori Chris Wallace i kujtoi Trumpit, që ekipi i tij i kishte pranuar rregullat e debatit, dhe me këtë presidenti pranoi që Biden t’u përgjigjej pyetjeve dy minuta pa u ndërprerë, nga Biden erdhi përgjigja e thatë: “Ai nuk e mban kurrë fjalën.” Por që Trump ta fuste kaq në kaos debatin, dhe moderatori as të mos ia dilte t’i tregonte vendin ishte mjaft dëshpëruese.

Një “debat” i tillë më mirë të mos zhvillohet

Edhe Biden pati problemet e veta gjatë debatit. Ai e quajti Trumpin “kloun”, gjë që shihet si e papërshtatshme në skenën politike. Kurse shpjegimet e Bidenit për temën, kush, ku dhe sa kohë mund të votojë me postë rezultuan në një kompleks fjalish të tipit Biden, ku fundi nuk kishte asnjë lidhje më me fillimin.

Por ishte Trump ai, që konceptin e debatit presidencial e ktheu në absurditet. Moderatori Wallace nuk ishte në gjendje ta kontrollonte. Edhe Biden i doli pak ballazi Trumpit. Vetëm një moment u bë kaq i ashpër toni i Bidenit, dhe e ndërpreu pak sekonda lumin e rrëmbyer të Trumpit: kur ai foli për djalin që ka ndërruar jetë, Beau dhe angazhimin e tij në Irak, ndërsa Trump përpiqej ta kthente vëmendjen tek djali tjetër, Hunter dhe akuzat për korrupsion kundër tij.

Kur nuk arrihet të krijohet një debat i vërtetë, sepse njëri kandidat 90 minuta rresht nuk e lejon tjetrin të flasë, atëherë ai nuk ka kuptim. Tani në radhën e debateve qëndron ai mes zëvendëspresidentit, Mike Pence dhe kandidates së zgjedhur nga Biden, Kamala Harrs më 7 tetor. Pas kësaj do të zhvillohen edhe dy debate të tjera televizive mes Bidenit dhe Trumpit. Nuk do të ishte lëvizje e zgjuar shahu, nëse  Biden i zhgënjyer do t’i refuzonte këto debate, shpejt atë mund ta quanin frikacak. Por pas këtij “debati” katastrofal një gjë e tillë do ishte e kuptueshme.

4 komente në “ANALIZA “Çfarë dreqin ishte kjo?”: Kaos i plotë në debatin e parë Trump-Biden”

  1. tony says:

    me pelqeu shume debati, ishte konstruktiv dhe shume proaktiv, bravo kandidatet (nuk e kuptova pse ne artikull shkruani qe ishte kaos, pse???)

  2. qytetari says:

    Cfare debati,mund te priste nje qytetar normal,kur ky behet midis nje presidenti si Trump, i cili i ndrroi faqen Amerikes dhe botes,duke zhvilluar fuqishem ekonomine dhe duke ulur si asnjehere tjeter papunesine,duke i vene barriere krimit nderkombetar,vecanerisht atij nga Amerika Latine dhe vendet arab.qe te hyjne ne Amerike,Politika e bisedimit me talibanet dhe europianet,vazhdon te ktheje bijte ushtarake te Amerikes,ne shtepi,qe ata te mos vazhdojne te vriten ne shkretetirat arabo-aziatike,apo te paguaje Amerika per Europen,mundesoi nje afrim real dhe te prekshem midis izraelit dhe vendeve arabe,po keshtu ka inicuar mbare nje afrim Kosove Serbi,kurse Kines ja vuri kufirin tek thana,me vjedhjet e gjithefarellojeshme,qe i bente ajo industrise dhe shpikjeve amerikane,beri perpjkeje te vazhdueshme,ne sherbim te paqes boterore,qe te gjeje gjuhen me diktatore si ai Korese se veriut.Europa ka kohe qe kakarise nen ze per konfliktin qe ka hapur Turqia me Greqine,kur prej kohesh duhej te merrej fort me te,kurse Trump,dergoi paisje te fuqishme ushtarake ne Krete,me te vetmen gjuhe qe mund te flitet me diktatorin e Azise,nqse nuk don te ulet ne bisedime.
    Dhe ky president Trump, ka perpara,nje te moshuar senil haraq,qe nuk arrin ti sherbeje as nevojave te veta trupore normale,pa le me nje shteti si Amerika.Dhe per me teper ka qene dhe zv,President ne qeverine e Obames,qe lane mbas gjithe ato difekte ekzistenciale per demokracine boterore,qe permendem me lart.
    Vec te tjerave dhe vete Obama,duke pare insuficensat e trurit dhe te trupit dhe me tej,e ka keshilluar qysh ne fillim Biden qe te mos konkuronte si kandidat per president.Por ai nuk e degjoi dhe tani obames,nuk i mbeti gje tjeter vec ti veje mmbas kesaj qenie me paterica nga mendja dhe nga trupi dhe ta duartrokase.
    Nuk ma merrte kurre mendja qe kjo te ndodhte ne Aamerike.

  3. Dauti says:

    Po ti ore trushpelar nga politika e Gelbesit, harron ca gjera te tjera. Per kete idjot qe genjen 10 here nga mengjesi ne darke e te nesermen genjen 10 here po vetveten , percau dhe dogji Ameriken, ka pikpamje te njejta si te hitlerit per rracat e tjera.
    Po ku ka patur president me palaco se ky ndinjehere Ameria? Po qe ne syte e botes ameriken se pjerdh me njeri? Po qe eshte miku i armikut me te madh te amerikes, rusise se putinit? E shume te tjera qe vetem ju emigrantet racist i perqafoni. Po te ishte ky ne pushtet, nuk do rrije zotrote 24 ore ne amerike po do piqe misra diku rrugeve te Shqiperis ti admiruesi i Trampit.

  4. mira says:

    SA VJEC ESHTE KY jOE bIDEN ? i ka mbushur 80 apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje