Gruaja e zhdukur prej dy vjetësh, gjendet gjallë në mes të detit

30 Shtator 2020, 09:16Lifestyle TEMA

Një nënë e dy fëmijëve, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët e saj dy vite më parë, u gjet gjallë në mes të detit në brigjet e Kolumbisë.

Familjarët e gruas nuk dinin gjë për fatin e saj prej më shumë se dy vitesh para se ajo të gjendej duke lundruar në det të hapur vetëm me një kamerdare shpëtimi nga një peshkatar, rreth një milje larg plazhit të Puerto Colombia.

Pas verifikimeve ajo u identifikua si 46-vjeçarja Angelica Gaitan, gjendja shëndetësore e të cilët ishte e rëndë për shkak të hipotermisë.

Më vonë ajo shpjegoi në spital se ishte hedhur në oqean nga një anije për të vrarë veten. Gruaja tregon se ishte dhunuar për 20 vite nga ish bashkëshorti dhe se për këtë arsye u largua nga shtëpia.

1 komente në “Gruaja e zhdukur prej dy vjetësh, gjendet gjallë në mes të detit”

  1. DinPak says:

    Akoma e mbani kete “lajm”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje