Avokati i Izet Haxhisë: Përveç Berishës dhe dy motrave Haklaj, kemi dëshmitarë që nuk janë pyetur kurrë më parë

1 Tetor 2020, 17:56Kronika TEMA

Nesër Gjykata penale e Tiranës do të zhvillojë të parën seancë gjyqësore për Izet Haxhinë, pas rinisjes nga e para të çështjes për vrasjen e Azem Hajdari.

Avokati i tij, Idajet Beqiri ka bërë me dije se përveç ish- kryeministrit Sali Berisha e dy motrave Haklaj, do të thirren edhe dëshimtarë të rinj që nuk janë pyetur kurrë më parë.

“Nesër do të paraqesim parashtrimet hyrëse, çfarë synojmë të arrijmë në këtë gjykim ne si palë mbrojtëse e Izet Haxhisë, do të parashtrojmë të vërtetën e ngjarjes së 12 shtatorit 1998, pozicionin e Izet Haxhisë me këtë ngjarje, ku ndodhej ai dhe përse, a ka ose jo lidhje Izet Haxhia me këtë krim dhe kush janë ata që e implikojnë padrejtësisht atë, për çfarë motive dhe interesa e bëjnë këtë gjë…

Dhe për të provuar këtë pafajësi të Izet Haxhisë, do paraqesim një numur provash, duke filluar nga thirrja si dëshmitarë okular të Zenel Neza e Jaho Mulosmani, deri te Aishe Haklaj, Zylfije Haklaj, Sali Berisha, Sali Lusha, Afrim Krasniqi, Ylli Rakipi, Shaban Memia, Fisnik Sina, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, etj.

Do kërkojmë edhe një numur të konsiderueshëm tabulate telefonike të ditës së ngjarjes, të cilat zbulojnë motivin e vrasjes dhe bashkëpunëtorët real që kryen vrasjen e Azem Hajdarit.

Kemi edhe një numër dëshmitarë të cilët do të përbëjnë risi për proçesin, që nuk janë pyetur kurrë më parë, por që do të ndihmojnë realisht në zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e Azem Hajdarit.

Për arsye sigurie, për të mos u dhënë asnjë shans manipulatorëve të djeshëm dhe të sotëm të këtij proçesi”, ka thënë avokati.

Vrasja e Azem Hajdari u rikthye në qendër të vëmendjes javën e fundit!

Sali Berisha mohoi të ketë pasur një fletëthirrje, por avokati e nxorri “blof” duke publikuar edhe dokumentin.

Sipas këtyre dokumenteve, Berisha është thirrur 2 herë, në datë 8 qershor 2001 dhe 30 korrik në të njëjtin vit.

Madje, ai tha se Berisha ka paditur prokuroren Elisabeta Imerajn pse e ka thirrur për të dëshmuar.

3 komente në “Avokati i Izet Haxhisë: Përveç Berishës dhe dy motrave Haklaj, kemi dëshmitarë që nuk janë pyetur kurrë më parë”

  1. kerkesa says:

    Ne qoftese Sali Berisha nuk arrestohet ne salle, kjo do te ishte nje bllof i madh per drejtesine e reformuar; arrestimi tij do te ishte nje perkrahje e madhe shqiptare per gjykatesit e kesaj gjykate dhe drejtesia e tera ne Shqiperi do te merrte rrjedhe tjeter. Kush do nga gjyqtaret qe te ngelet ne kete histori te shperbere shqiptare, te urdheroje arrestimin direkt te Sali Berishe per vrasjen e Azemit , por dhe indicje te tjera qe do dalin aty nga deshmimtaret . Eshte rast fatlume per prokuroret dhe gjyqtaret njekohesisht per te tronditur dhe krimin politik ne Shqiperi qe ka dale hapet.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Sala ka shume te drejte.
    Ju nuk keni respektuar procedurat.
    Sala nuk o burr dosido,ai nuk mer urdhera nga
    prokuroria,jo,ai i mer urdhrat direkt nga daj Sami nepermjet gospodin Elez Biberovici.
    Po nuk dha OK Uashingtoni,ska burr qe i afrohet Doktor Mortjes.
    Kjo eshte e verteta lakuriq,gjithcka tjeter eshte jashte realitetit.
    Sala e di shume mire kete,prandaj tha perpara Parlamentit ne menyre lapidare:
    Jua bej si ne 21 janar.
    Vetem kjo fjali e rregjistruar me ze dhe figure do te mjaftonte per nje denim te perjetshem
    Megjithse per mua denimi me i rrnde do te ishte nxjerrja ne gjyq me pare e femijeve te tije, Shkelzenit dhe Argites .
    Kjo do ti dhemte me shume
    Si hap i dyte konfiksimi i pasurise qe u ka vjedh shqiptareve, pastaj nxjerrja etij personalisht perpara nje tribunali per te gjitha krimet qe ai dhe banda e tije tribalo-fashiste bere kane

  3. Kulla e Viçidolit says:

    Atëherë duket dhe është proces se si të shpëtoj Izeti.
    Që ndoshta dhe s’ka faj ose aq faj.
    Por kot s’ka qenë aty vërdallë.
    O me Salehun o kundër tij..
    A ka shanc që të dalin prova dhe fakte komplet të reja për Salehun.
    Ky duhet të jetë dhe synimi i prokurorisë (me specialen) në lojë.
    Ti ofrojnë marreveshje Izetit për të kap Salehun.
    Mirë është Salehu ta mbylli me nder.
    Atje ku e ka vendin.
    Burgu për burrat është (mqs pretendon se është i tillë)
    Kot për kuriozitet po Salehu kë ka ose do nxjerr si avokat se do i duhet nje (disa) i/të tillë…
    Kë thoni ju??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje