Kush janë dy trafikantët shqiptarë që Shkëmbi i njoftoi se po hetoheshin nga Gjermania. Emrat

1 Tetor 2020, 10:18Kronika TEMA

Zbardhen emrat e dy trafikantëve që po hetoheshin nga Gjermania, të cilët dyshohet se u vunë në dijeni nga ish-kreu i OFL-së Artan Shkëmbi. Abcnews.al shkruan se ata janë Alekandër Prroni dhe Klaudio Vukaj të cilët mësohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se autoritetet Gjermane kishin kërkuar informacion lidhur me këta dy trafikantë, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Avokati i tij Arben Broci u shpreh se Shkëmbi nuk ka pasur telefon që akseson platformën “encro chat”, e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim.

Ai deklaroi se klienti i tij është i interesuar për zbardhjen sa më parë të kësaj çështje ndërsa theksoi se ai ka drejtuar operacione që kanë qenë edhe më sekret se kjo, por nuk ka çeduar asnjëherë.

2 komente në “Kush janë dy trafikantët shqiptarë që Shkëmbi i njoftoi se po hetoheshin nga Gjermania. Emrat”

  1. Deda says:

    Se mos ka lajmëruar fermerët e lushnjës që merren me domate.

  2. lesh e li says:

    Mire ja ben ketij koke Shkembit. Nje cope legen qe bashkepunon me krimin. Gjermanet kane te drejte. Mos besoni avokatet. Nuk jane te besueshem, nuk kane as ndjenja, duan vetem leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje