Bashkimi Europian ka nisur procedurat ligjore kundër Britanisë së Madhe pas refuzimit të kësaj të fundit për të hequr dorë nga plani i anashkalimit të disa pjesëve të marrëveshjes së Brexit të arritur me bllokun.
Afati i Brukselit për heqjen e klauzolave polemizuese nga Projektligji i Tregut të Brendshëm skadoi të mërkurën. Njoftimi formal i bllokut mund t`i hapë rrugës një procesi gjyqësor kundër Londrës në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. BE-ja megjithatë, sipas presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk ka hequr dorë nga bisedimet për një ujdi tregtare post-Brexit.
Britania, nga sa pohoi ajo, do të ketë kohë deri në fund të nëntorit për t`iu përgjigjur shqetësimeve të Bashkimit Europian mbi draftin e legjislacionit. Bisedimet dypalëshe të tregtisë duhet të vazhdojnë në kryeqytetin belg këtë javë. Shefi I ekzekutivit britanik Boris Johnson thotë se palët “duhet të ecin përpara “ edhe po nuk u arrit një marrëveshje deri në mesin e tetorit. Për momentin, qeveria britanike nuk duket e prirur të heqë dorë nga projektligji i saj, që minon marrëveshjen e mëparshme.
Britania u largua nga BE-ja janarin e kaluar dhe është hermetike në negociatat për një marrëveshje të re tregtare nga viti 2021, si dhe për zbatimin e largimit nga blloku, siç përcaktohet në Marrëveshjen e Tërheqjes, veçanërisht për kufirin e ndjeshëm irlandez.
Lol, me ne fund edhe Tema dha lajmin e mire per shqiptaret……qe na gzoi te tanet na sikur te kishte humbur Trump -i ……
=
EU , ene ju , alabakt e albanistanit, t’i rr u ni b ith:n englezit qe do jete neser vend dhe shtet sovran, pra i pavarur nga diktatura e EUSSR.
=
Ne cilin gjyq, ate te Evropes qe Anglia nuk e njeh me pas 31 Dhjetorit apo ai Nderkombetar qe do 20-30 vjet per te marre vendim….?
=
Sa here i ka shkruajtur Temes , mos te japi lajme per Angline dhe maredheniet me Evropen skiptari nuk e ka aftesine intelektuale dhe mendesine per te kuptuar se cdo te thote Brexit.
=
Trump 2020!