Nga qyteti i Fierit aty ku ka marrë kryesimin e Partisë Socialiste, Petro Koçi ka dhënë mesazhin për të pasur një administratë e cila duhet të jetë e fokusuar tek shërbimi qyetar, e jo zyrtarë që të punojnë për interesa personale.
Postimi i plote i Koçit:
Ne mbledhjen e Keshillit Socialist te Rajonit 2 ne Fier:
“Partia Socialiste, ne krah te qytetareve nuk mund te pranoje drejtues institucionesh apo zyrtare te administrates qe rrine ne zyra per ti sherbyer vetes dhe jo qytetareve.
Sjelljet prej kapadaijsh nuk honepsen nga shoqeria mbarefierake.
Administrata nuk eshte biznes per perfitime personale , pertej shperblimit legal. Vonesat e pajustifikuara ne ofrimin e detyrueshem te sherbimeve nenkuptojne korrupsion, xhvatje te xhepave te qytetareve.
Sherbimi ndaj qytetareve nuk eshte dhenie apo akordim privilegjesh. Administrata nuk ndermjeteson zbatimin e ligjit per te perfituar mirenjohje te cfaredollojshme nga hallexhinjte.
Qytetari duhet ti jete mirenjohes vetem ligjit dhe vendimeve te qeverise apo te bashkise.
I kerkoj cdo drejtuesi te administrates ta sjelle performancen e zyres ne nivelin e reformave dhe te energjise se qeverise dhe transformimeve te drejtuara nga bashkia.
Kostot e zyrtaruceve nuk ka pse i paguan askush tjeter vec ata vete.
PS kerkon dhimbshuri, miresi, ndjeshmeri te larte njerezore, perkushtim te palodhshem per njerezit.
PS nuk mund te behet pre e projekteve individuale per karriere politike, eshte ajo qe percakton karrieren e individit ne parti.”