Gjiknuri për listat: Në çdo vend të botës 70% e individëve votojnë partinë, nuk u interesojnë emrat e kandidatëve

1 Tetor 2020, 22:30Politika TEMA

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, deputeti Damian Gjiknuri, tha sot në “Opinion” se mënyra më e mirë është formula e listave që PS ka propozuar.

Kjo pasi siç tha Gjiknuri, sipas studimeve të bëra në shumë vende të botës, ku është prezent votimi preeferencial, 70% e votuesve zgjedhin partinë, pasi nuk i intereson shumë emri i kandidatit.

Gjiknuri gjithashtu ka shpejguar shkurtimisht dhe formulën që ka propozuar PS në Këshill, për mënyrën se si do të jetë lista dhe si do të bëhet votimi.

Gjiknuri: Nesër ka mundësi të bëjmë një ndryshim, një renditje lart në lidhje me votat preferenciale…prandaj thashë votohet njëhere për ekipin.

Sipas studimeve, në shumë vende të botës, që kanë votim preferencial me 2 vota, 70% e elektoratit voton për partinë dhe jo për kandidatët, se nuk i interesojnë emrat, nuk është çështke lojë individi kjo.

Fevziu: Po mirë lëreni vetëm me partinë dhe bini rehat!

Gjiknuri: Jo më se partia është institucion, jo hidh ca emra aty dhe të shohim çfarë do dalë. Në fletë, individi ka 2 mundësi, të zgjedhë partinë dhe automatikisht të bjerë dakord me renditjen e partisë dhe ka mundësi për një votë të dytë nëse ka preferencë një kandidat jetër.

7 komente në “Gjiknuri për listat: Në çdo vend të botës 70% e individëve votojnë partinë, nuk u interesojnë emrat e kandidatëve”

  1. Beni says:

    Koalicionet i hoqët, edhe listat i mbyllet . Beni çfarë të doni me patericën opozitë në parlament. Do bëheni dhe ju shpejt si Lukashenko . As Sali Berisha në 2013 nuk bëri marifete për të vjedhur zgjedhjet siç po bëni ju tani, se kjo vjedhje me marifet është .

  2. Llaman says:

    Ore Gjiknur, kur do i lesh genjeshtrat? Mos shko shume larg, por te komshinjte. NE GREQI psh pasi zgjadhin listen e nje partie, aty perzgjedhin kandidatet qe desherojne, nga nje oferte psh prej 28 qe ka lista e nje zone, votuesit kane te drejte te zgjedhin 5.

  3. Kalorësit e Ramës says:

    Dmth do pimë Campari se kështu na do car-i? se ka thënë kryetari.
    Se në Shqipëri
    Partia është kryetari.
    Dhe kryetari është lista.
    Ky Gjiknuri ka shumë të përbashkëta me Saliun.
    Këta Lirinë nuk e gjejnë në rrugë si ne të tjerët.
    Këta Lirinë e kanë në shtëpi…
    Mirë bëjnë që: Që të dy, luftojne fortë që të mbrojnë LIRITË.

  4. Gjergji says:

    Fytyre e shuemtur, hajdut me çizme, uroj te shkosh ne te sateme?

  5. Muco says:

    Po normale po problemi eshte se partite ne vendet e tjera,mbajne pergjegjesi per kandidatet, jo si aty qe i mbushin me qurrasher,si puna jote.

  6. ABC says:

    Hahahaha. Partia si gjithmone e para. Ka 75 vjet tani qe behet keshtu, perse ta ndryshojme?! Domethene, une si banor i nje qyteti neqoftese bie dakord me partine duhet te bie dakord automatikisht me kanditatin e zgjedhur nga partia edhe pse ky individ mund te kete 100 te meta. Si pershembull deputete aktual te opozites ne parlament, qe shume prej tyre jane me intelekt shume me te ulet se kungulli, jane atje pa merite sepse i ka zgjedhur partia apo jo? Por sa e drejte eshte kjo?

  7. Socialist says:

    Po pra, me ato vota, shko ne opozite!
    Trap!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje