Plani i Bashës për qeverinë e Ramës: S'është bërë për qeverinë Basha pas 25 prillit, le t’i marrë Rama dhe qeveria e tij dhe t’i përdorë.

1 Tetor 2020, 21:26Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon nga qeveria e kryeministrit Edi Rama të rialokojë 3% të buxhetit të shtetit për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia.

Basha tha se plani i PD-së me pesë pika është bërë duke menduar sikur të qeveriste PD-ja. Ai tha se ky plan duhet të zbatohet sa më parë.

“Sot çfarë do të bëjmë, sot çfarë do të bëjë i papuni që nuk sjell ushqimet në tavolinë, çfarë do të bëjë biznesi, çfarë do të bëjë ai që ka humbur punën.

Nuk janë këshilla, është një plan pasi prej javësh kemi mbledhur të dhëna, kemi parë gjendjen e buxhetit dhe kemi propozuar një plan realist. Po të ishim sot në krye të vendit, do e zbatonim.

Kosto totale është afro 312 milionë euro që ndahen në 6 muaj. Pas 25 prillit, PD ka një plan edhe për përballjen me pandeminë, por edhe për ringritjen e ekonomisë,” tha Basha. I cili me sa duket parashikon qe pandemia te mos shkullet nga vendi!

Basha tha se këto janë thjesht sugjerime që kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, duhet t’i përdorë.

“Ky plan është bërë sikur të ishte i zbatueshëm nëse do të ishim ne në qeveri.

Nuk është bërë për qeverinë Basha pas 25 prillit. Është bërë si një formë sugjerimi. Le t’i marrë Rama dhe qeveria e tij dhe t’i përdorë.

Unë jam i bindur që nëse ai do të ishte në vendin tim do të fërkonte duart, por nuk është kjo zgjidhja,”- tha Basha.

1 komente në “Plani i Bashës për qeverinë e Ramës: S’është bërë për qeverinë Basha pas 25 prillit, le t’i marrë Rama dhe qeveria e tij dhe t’i përdorë.”

  1. NA DHJEU SË QESHURI ?? says:

    ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje