“S’na ka ardh njeri për ndihmë”, Rama: Familjes Krosi nuk iu rindërtua banesa sepse s’ju pëlqeu arkitektura fillestare

1 Tetor 2020, 21:25Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar tre ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike, në lidhje me familjet e Fran dhe Dodë Krosit. Me anë të një videoje, të publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama ka publikuar një video ku tregon se këto dy familje kanë marrë bonusin e qirasë dhe do të vijojnë ta marrin deri në momentin që do të hyjnë në banesat e tyre të reja.

Kryeministri Rama sqaron me anë të videos se rindërtimi i banesës së familjes Krosi nuk është bërë pas dëmeve që mori nga tërmeti i 21 shtatorit, pasi, vetë familja e zotit Krosi nuk ishte dakord me arkitekturën tip të miratuar për numrin e banorëve sipas certifikatës familjare.

Ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit, banesa e Krosit konstatohet me nivel dëmi DS5, duke e kualifikuar atë për rindërtim në një tjetër formë. Sipas kryeministrit, kjo banesë do të rindërtohet në mënyrë që brenda saj të jetojnë të regjistruarit bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes të cilët nuk janë në certifikatë familjare, në mënyrë që të ketë haoësirë të mjaftueshme. Sipas Ramës, familja Krosi trajtohet me bonus qiraje në vlerën 20 mijë lekë në muaj, shumë që do të lëvrohet për ta deri në fund të procesit të rindërtimit dhe është trajtuar edhe me ushqime nga rezervat materiale të shtetit gjatë periudhës së pandemisë.

“Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe medieve që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra. Banesa e amortizuar e Fran Krosit u dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit 2019. Ekipet e emergjencës civile pranë bashkisë Krujë, konstatuan dëmtime të rënda duke e shpallur të pabanueshme.

Më kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Këshillit Bashkiak për miratimin e listës së familjeve dhe dokumentacionit për dëmet e shkaktuara në bashkinë Krujë banesa e Fran Krosit është listuar bashkë me 18 banesa të tjera në të gjithë territorin për t’u rindërtuar. Pas zhvillimit të procedurës së prokurimit fillon ndërtimi i këtyre banesave, por familja e zotit Krosi nuk ishte dakord me arkitekturën tip të miratuar për numrin e banorëve sipas certifikatës familjare dhe realizimi i ndërtimit për këtë arsye nuk u krye. 

Ndërkohë banesa u dëmtua më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit. Me këtë rast bashkia Krujë vendosi të kryejë edhe njëherë konstatimin për këtë banesë me qëllim përfshirjen e saj në skemat e reja të rindërtimit, sipas legjislacionit të posaçëm për tërmetin e 26 nëntorit. Banesa e Krosit konstatohet me nivel dëmi DS5, duke e kualifikuar atë bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes të cilët nuk janë në certifikatë familjare me të me qëllimin e mirë që banesa e re që do të rindërtohet të jetë e mjaftueshme për të gjithë familjarët që banojnë faktikisht në të.

Por, fakti më i rëndësishëm që vërteton që kjo familje nuk është braktisur në asnjë moment nga qeveria shqiptare është bonusi i qirasë. Familja Krosi trajtohet me bonus qiraje në vlerën 20 mijë lekë në muaj, shumë që do të lëvrohet për ta deri në fund të procesit të rindërtimit. Familja e Dodë Krosit me vendim të Këshillit Bashkiak më 30 janar 2020 trajtohet me pagesën e qirasë ndërsa është trajtuar edhe me ushqime nga rezervat materiale të shtetit gjatë periudhës së pandemisë. Dodë Krosi ka përmbyllur fazën e aplikimit për të përfituar nga procesi i rindërtimit e shumë shpejt do të nisin punimet për banesën e tij të re,”- thuhet në videon e publikuar nga Rama.

9 komente në ““S’na ka ardh njeri për ndihmë”, Rama: Familjes Krosi nuk iu rindërtua banesa sepse s’ju pëlqeu arkitektura fillestare”

  1. kerkesa says:

    More po su ngopen me babale keta njerez dhe duan te drejtojne dhe shtetin! Per-para maskarenj se mbrapa u vjen babezia!

  2. vlora says:

    Z Kryeminister nuk kane faj ata.Po te ishin ne Amerike do u jepnin ndihma ushqimore dhe te bente hall per fjetje ,por meqense populli shqiptar eshte gomar dhe nuk ndihet por lejon qe per vota te paguaj me parat e tij ndertimin e banesave te shembura,biles ata te kerkojne dhe mobiljet.Ne kemi haruar qe nuk jemi ne socializem.Ne kapitalizem shteti nuk te nderton shtepi.Vetem te ne behen keto kinezerira,ne asnje vend tjeter kur ka rene termet nuk jane ndertuar shtepi.Zoterinjte qe jane ankuar e pane se u be deti kos dhe duan te strehojne edhe fisin.Plotesoua deshiren z.k/minister se ankohen te Luli ata

    1. Qerimi says:

      Pavaresisht fatkeqsise qe kane kaluar, nuk e kuptoj cfare race njerezore jane keta.

      Nga taksat tona me te cilat mund te ishin rritur pagat e mjekeve dhe arsimtareve, kane 1 vit qe marrin bonus qeraje 200 mije leke ne muaj, me qellim qe te jetojne me qera sa tu nderohen shtepite dhe jo vetem qe nuk marrin shtepi me qera dhe vazhdojne te perdorin cadrat qe u jane dhene, dhe paret i fusin ne xhep.

      Dhe kerkojne qe me taksat tona tu ndertohet shtepia e re jo per 5 persona sa ka ne gjendje civile si familje, por kerkon qe ti ndertojne shtepi me tre kate. dhe ne katin e trete ti lihen fitilat e hekurit dhe betonii, qe ai me pas te vendosi flamurin maje catise dhe te beje kat te katert e te peste.

  3. Ilir says:

    Kalaqafe ti mbajne keta, prape do ankohen te pd=ja! Ky eshte populli yne.

  4. Opinjonisti says:

    Pd_ja të flasë për “TËRMETIN PIRAMIDAL” ku humbën
    ” shitën” ) shtëpitë mijëra vetë, e më Pas i zuri “VILLKANI PIRAMIDAL” …sa mijëra jetë humbën, e sa të tjarë u rrënuan…TURPI KOMBËTAR PD = PARTIA DEMONËVE, TË HESHTË… KJO QEVERI KA GJËRA PËR TU KRITIKUAR, POR JO PËR SA “LLOMOTISIN”?!

  5. pjeter says:

    Temeti eshte nje fatkeqesi qe mund ti ndodhi gjithkujt.Shteti shqiptar nuk ka luksin te shpenzoje gjithe keto shuma per asistence per nje kohe te gjate,e megjithe kete po e ben,dhe qeperkthehet ne nje rritje te borxhit publik qe Shqiptaret do i paguajn.Duhet te mos harrojme kurre,nuk jemi,as Italia,as Franca,As Anglia,Madje as Greqia per te ardhura per frymeper te bere kerkesa te pamundura.Pallavrat e Lulit per ekonomine jane vetem per debilet.Qe te japesh para majtas e dhjathtas,dhe te mos taksosh sic premton Luli,duhet me patjeter te gjesh dike qe te ti japi ato para borxh,qe veshtire se ti jep dikush per LULEZIMLLEQE,sepse shqiperia eshte ajo qe e dime te gjithe,ku para me bollek nuk ka,por pretendojme te gjithe te na ndihmoje Shteti.Dikush mendon se ndihmat per termetin po vidhen? Ato jane te vetmet shuma qe eshte shume kollaj ti kontrollosh,dhe Spak i ka nen mbikqyrje,te tjerat jane vetem llafe kot.

  6. kasemi says:

    Zoti km ne si qytetare nuk i kemi borxh asnjerit. Qeveria duhet te beje aq sa mundet per te ndihmuar, (them ndihmuar sepse nuk ka detyrim qe te ndertoje mua shtepine te cilen e kam private, te blere ose ndertuar vete). Ata persona qe nuk e pelqejne ndihmen le te vazhdojne vete, mos i perkdhelni, se e shihni qe hedhin edhe shqelma duke akuzuar se nuk ja ndertuat shtepine.

  7. shqiptari says:

    Zoti Kryeminister une nuk dua te perdorni parate e mia per te ndertuar shtepite e te demtuarve nga termeti. Dua shtepi per vete.

  8. Eri says:

    Ne asnji vend perendimor shteti nuk te nderton shtepine po tu prish per shkaqe natyrore si permbytje apo termete.Nqs do te sigurosh shtepine nga eventet natyrore e ben vet privatisht sigurimin dhe agjensia sigurative te demshperblen ne baze te llojit sigurativ.Pse duhet te paguaje masa tjeter e popullsise me taksat e saja per shtepite e te tjereve.Nuk jemi ne komunizem.Duhet ndare mendja o kapitalizem o komunizem sepse nuk perparon vendi me sistem as mish as peshk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje