Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten rrëzimin e ankimit të kryer nga gjyqtari i Apelit Shkodër, Luan Dervishi ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij nga detyra.
Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj anëtarë, pasi e shqyrtuan ankimin në dhomë këshillimi, vendosën në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK për ish-gjyqtarin Luan Dervishi, duke e larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
Luan Dervishi u shkarkua nga detyra më 26 nëntor 2018, pasi u identifikuan probleme të shumta në deklarimet e pasurive dhe mungesë profesionalizmi. Nga hetimi administrativ u konkluduan deklarime të pasakta; fshehje e pasurive dhe mungesë e burimeve të ligjshme për justifikimin e tyre; deklarime të rreme e konflikt interesi.
Iku dhe nje dervish i salihit
Nuk qe dervish i Salihit. E njohin te gjithe ne Librazhd. Qe i kuq flake. Ishte kryetari i fundit i gjykates se Librazhdit ne monizem i shkarkuar nga Salihi pas marrjes se pushtetit nga PD ne mars 92. Filloi punen si avokat dhe ishte nje nga kontribuesit me te medhenj financiare te socialisteve ne Librazhd. Pas ardhjes ne pushtet te socialisteve ne 97 u ngit ne majat me te larta te drejtesise duke u emruar edhe si specialist i Keshillit te Larte te Drejtesise. Nese pati kete fund eshte se e beri me balte duke marre para me te dy krahet. E qelbi aq shume sa qe per socialistet qe e pompuan deri ne majat me te larta çmimi per ta perkrahur akoma u be teper i kripur. Prandaj dhe e fundosen.