Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Hoti: Marrëveshjet që nënshkruhen sot e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin mes dy vendeve

2 Tetor 2020, 12:29Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në takimin mes dy qeverive tha se marrëveshjet e momerandumet që nënshkruhen sot e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat.

“Këto të gjitha tregojnë përkushtimin për të ecura para, përmes këtyre marrëveshjeve , krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, korridori digjital 5G, marrëveshjet për kulturën, për pandeminë, ekonomi, siguri si dhe evazionit fiskal tregojnë përkushtimin për të zgjidhur shumë nga problemet”, tha Hoti.

Pjesë nga fjala e Hotit:

E falenderoj Ramën për mikpritjen vllazërore, duke parë listën e atyre që sot do nënshkruajmë është e rëndësishme për të dy vendet , hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Këto të gjitha tregojnë përkushtimin për të ecura para, përmes këtyre marrëveshjeve , krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, korridori digjital 5G, marrëveshjet për kulturën, për pandeminë, ekonomi, siguri si dhe evazionit fiskal tregojnë përkushtimin për të zgjidhur shumë nga problemet.

Po kalojmë në një kohë të veçantë , sidomos pandemia që na ka ndryshuar mënyrën si jetojmë, është prekur sistemi shqëndetësor dhe ekonomik, jemi vënë në provë në shumë drejtime.
Është dashur që gjithë këtë kohë të mobilizojmë forcat tona.

Është krijuar një momentum i ri me marrëveshjen e arritur në SHBA. Kjo marrëveshje ka sjellë një njohje të re për Kosovën, Izraeli.

Procesi i dialogut mbetet sfidë për ne, ne kemi ndërtuar një platformë që besoj është e pranueshme nga BE. Ky proces do ketë sfida por them se do lëvizim para.

Do ishte fatkeqësi nëse s’do arrinim t’i plotësonim këto.

E mirëpres Ramën në Prizren për të diskutuar për një ridizajnim të qendrës historike atje.

1 komente në “Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Hoti: Marrëveshjet që nënshkruhen sot e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin mes dy vendeve”

  1. Jeta says:

    Na kane lodhe me keto takime te dy qeverive qe sa mbledhje te qeverive kemi asgje nuk shihet me horizont nga keto nenshkrime te kota. Keto takime behen vetem per patriotizem ose per politika ditore te ketyre matrapazeve qe kufiri eshte aty, pagesa 5 euro eshte aty, burokracia ne dy vende eshte aty e cka po flasini o te mjere qe populli nuk ju beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje