E bërë e njohur për publikun pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, inxhinierja Luljeta Bozo feston sot përvjetorin e lindjes.
Nusja e saj Alda Bida i ka bërë një urim mjaft të ndjerë duke e cilësuar një grua të madhe që ka kaluar në duart e saj breza konstruktorësh e ndërtuesish.
“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca botërore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul.
Ti pa bujë dhuron çfarë di”. Ti që kaq bukur ke ndërtuar krah karrierës tënde, që ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, një familje plot vlera, që je plot energji dhe vitalitet që më bën të besoj çdo ditë se mrekullitë kanë fytyrën e gruas. Unë mund të derdh në këtë status ngjarje të vogla që janë frymëzuese e që kanë domethënie të madhe, që lidhe me vullnetin, këmbënguljen, aventurat, sakrificat, dashurinë deri tek festat e tryezat e jashtëzakonshme që kanë shpirtin plot dashuri, të them se kam mësuar nga ty të mos nxitohem por të guxoj për të vërtetën, të mos mburrem por të punoj për të realizuar idetë e ëndrrat. Të luftoj e të mos dorëzohem, të jetoj e të dua çdo çast si diçka të veçantë”, shkruan ndër të tjera ajo.
Dedikim te ndjere ??????
Ne kete rast urohet edhe 100 Profesoreshe ,nje grua dhe nene shembullore qe vlen per tu marre shembull nga te rejat .
Edhe 100 vite te tjera Luljet Bozdos.
Eshte nder i madh qe e kemi mes nesh.
Zoti i dhente jete!
Urimet me te mira per Profesoreshen. Jete e te gjate e te pacim mes nesh se mendja Juaj ben drite ne terrin intelektual qe na ka pushtuar gjithandej .Kemi shume nevoje per njerez te mencur qe percjellin shprese dhe besim ne ate cfare thone dhe ne menyren si e thone .
Na mbyten injorantet me diploma false .
E pelqej kete zonje jo vetem ne aspektin profesional, por edhe per shembullin qe ajo jep ne aspektin social. Shembull per nenat, apo vjehrrat qe futin hundet kudo dhe shpesh here ngaterrojne ne familje. Nusen e saj nuk e shtyu njeri, qe te shkruaje keto fjale. Pra, kur njeriu i ben vehtes vend, kur e organizon bukur diten, kur fal dashuri, ngrohtesi, keshilla, pse jo dhe gjelle te mira, ajo te ben ta mbash prane pa tu imponuar.por natyrshem e do ne jeten tende.