Ish-deputeti i PS Fatmir Toçi ka rrëfyer përvojën e tij pasi u prek me covid-19.
Për pasojë, ish zyrtari u shtrua në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku qëndroi për 45 ditë dhe 10 të tjera në regjim shtrati në shtëpi.
Në një intervistë me ‘Skype’ në ‘news 24, Toçi tregon se aktualisht është më mirë, por është në fazën e rikuperimit, periudhë që sipas tij zgjat një deri në tre muaj. Ai tregon se gjatë trajtimit në spital ka humbur 20 kg dhe cili ishte gabimi fatal që mund t’i kishte kushtuar edhe jetën, nëse nuk do kërkonte trajtim spitalor.
“Kam 5 javë që kam dalë nga spitali, ndonëse nuk jam në gjendje normale për një jetë me aktivitete të zakonshme. Pasi le spitalin, Covid ka një periudhë tjetër që nuk është shumë e shkurtër që zgjat 1-3 muaj ku pacienti kërkon të rehabilitohet pas një qëndrimi të gjatë në spital. Ndihem më mirë, por kam humbur 20 kg gjatë kohës në spital. E kam rimarrë veten, por jo aq sa duhet.
Kam bërë gabim fatal në fillim pasi kur u informova se isha infektuar, kur bëra një skaner, vendosa ta kaloja në kushtet e shtëpisë. Është e pamundur në këtë fazë trajtimi në shtëpi.
Mund të them se kur mësova për infektimin, mushkëritë e mia ishin 30% të prekura. Gjatë qëndrimit tim në shtëpi, për 10 ditë virusi u përhap në 70% të mushkërive. Pra ky ishte gabimi im i madh, që vendosa të mos e trajtoj direkt në spital.
Nuk besova se mund të diskutohesha a do jetoja apo jo. Ditët e para të spitalit dhe drejtuesit e spitalit më çuan në reanimacion për 3 javë dhe ka patur momentet të mosfunksionimit normal të vetëdijes. Më pas u riktheva në jetë dhe pak gjëra mbaj mend”, tha ish deputeti socialist.
Sherim te mbare!
Duket qe e ka kaluar te rende. Rikuperimi ose sherimi ne raste te ketilla do vazhdoje deri me 6 muaj dhe ndoshta me shume ndersa 1-3 muaj eshte e pamundur por ne fund te fundit varet nga mosha dhe gjendja shendetesore ne pergjithesi. Ky duket mbi 50 vjec dhe sherimi do kerkoje kohe, si me siper. Kur te kaloje 6 muaj do ta kuptoj qe pasojat jane akoma aty.
Kur thote qe akoma nuk eshte mire do te thote qe ska fuqi ose ndihet tejet i lodhur. Ndoshta do gjume me shpesh. Gjaku pompuar nga zemra dhe mushkrite akoma ne ripertritje dy arsye.
Nuk do kishte shume ndryshim te madh nese u shtrove me 30% apo 70% ne spital se virusi do bente te tijen. Ndoshta jo 45 dite por me pak do ishte ndryshimi.
=
Mbi 50 vjec, mbi – peshe, me diabet, problem me tension apo zemer si dhe ata me azem jane me te rrezikuarit.
Maska me shume nuk perhap se te mbron. Qendroni larg njeri tjetrit kur bisedoni dhe mos prekni gjithshka me dore dhe te prekni fytyren.Patjeter i lani rregullisht. Autobuzet,dyqanet, kafenete apo sportelet jane te rrezikshme. Pra larg grupe njerzish apo “mbledhje partie”
Vitamin D qe shqiptari sbesoj te kete mungese plus Zinc te ndihmojne.
=
Nuk jam doktor por per cfare kam kuptuar.