Kaos në Serinë A: Napoli nuk niset drejt Torinos, rrezikohet ndërprerja e kampionatit

3 Tetor 2020, 20:53Sport TEMA

Situatë kaotike në Serinë A. Napoli i Xhenaro Gatuzos nuk niset për në Torino për ndeshjen e mbrëmjes së nesërme kundër Juventusit në “Allianz Stadium”. Supersfida e javës së 3-të është në rrezik serioz për të mos t’u luajtur. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane së fundmi.

Skuadra e të kaltërve është bllokuar nga Rajoni i Kampanjës për të mos të udhëtuar pas dy rasteve pozitive të Elmas dhe Zielinskit, si dhe të një pjesëtari të klubit.

Plani ishte që Napoli të udhëtonte sonte drejt Torinos dhe t’i nënshtrohet testeve në mëngjes. Sidoqoftë, autoriteti lokal shëndetësor – ASL – vendosi që të ndalonte udhëtimin e skuadrës Napolitane, duke e cilësuar si të rrezikshme në përhapjen në masë të virusit.

Skuadra e Napolit nesër paradite do të bëjë tamponët  fundit, ndërkohë që janë raportuar edhe 2 raste pozitive te Juventusi. Me këtë trend, në Itali janë duke menduar seriozisht edhe një tjetër ndërprerje të kampionatit. Kujtojmë që te klubi i Xhenoas, aktualisht janë 22 të infektuar.

1 komente në “Kaos në Serinë A: Napoli nuk niset drejt Torinos, rrezikohet ndërprerja e kampionatit”

  1. Mandravellua says:

    Aman mor gazetare, flisni shqip. Shprehja do beje “tampon” nuk eshte shqip. Thuhet do beje “analiza”.
    Cer esht kjo tampon… Tampon quhet nje lloj tape… a plug of soft material inserted into the vagina to absorb menstrual blood.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje