Edi Reja shpall listën e Kombëtares: Nga porta në sulm, ja risitë e reja

3 Tetor 2020, 10:46Sport TEMA

Shqipëria luan më 7 tetor kundër Armenisë miqësore, ndërkohë që më 11 dhe 14 tetor në plan janë ndeshjet e Nations League kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.

Trajneri Edy Reja ka bërë zgjedhjet e tij për këto ndeshje dhe jashtë mbeten pesë lojtarë nga ata që ishin në ndeshjet e shtatorit, përveç portierit Alban Hoxha.

Kështu, kapiteni Hysaj, Roshi, Balaj, Sadiku e Cikalleshi janë lënë jashtë dhe pritet shpjegimi i trajnerit.

Për këtë ndeshje risitë janë disa, duke nisur nga porta. Marco Molla, i Italisë U19, është pjesë e listës së lojtarëve, ndërkohë që në mbrojtje spikatin dy debutues: Jon Mersinaj dhe Albi Doka.

Trajneri Reja ka rinovuar edhe mesfushën, teksa i beson Sherif Kallakut dhe Jon Mersinajt që luajnë te Lokomotiva Zagreb në Kroaci.

Sulmi është thuajse i gjithi i ri, me emra si Vrioni, Broja e Seferi, ndërkohë që mbeten pjesë e kombëtares Kamberi dhe Manaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje