Gjithkush që po sheh me sytë e tij prej mbi tre vjetësh degradimin, keqpërdorimin, dhunimin, zhbërjen dhe shkatërrimin e institucionit të Presidentit të Shqipërisë nga Ilir Meta, me siguri ka pritur që dikush ta ngre zërin. Jo më shumë nga politika e liderët e saj, por nga media, shoqëria civile, qytetarët e thjeshtë, personalitetet e këtij vendi dhe nga grupet e ndryshme të interesit. Sepse në fund të fundit, individët që i drejtojnë institucionet shkojnë dhe vijnë, por Shqipëria mbetet përjetësisht!
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit apo Nisma “#Thurje” përshembull, por edhe të tjerat ekzistuese apo të reja që mund të krijohen posaçërisht, kanë një shans të madh për tu identifikuar. Është momenti më i mirë për të përqafuar një kuazë të madhe, të vërtetë, reale dhe me vlera të jashtëzakonshme, për procesin e shteformimit modern shqiptar.
Le të ngrihet sërisht “Aleanca” dhe mbështetësit e saj, që dolën dikur në Mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar dhe të deklarojnë sot, nismën e tyre të re për Mbrojtjen e Presidencës. Tani kanë një përvojë edhe më të madhe. Le të dalin çdo ditë përpara kangjellave të Presidencës apo ta rrethojnë atë, derisa tia rikthejnë institucionin e marë peng nga Ilir Meta, Republikës.
E prej aty, le të bëjnë deklarata e të recitojnë më me pathos se më parë. Le të këndojnë a të japin intervista pafund. Të mbajnë konferenca shtypi dhe të lidhen direkt me të gjitha mediat televizive e rrjetet sociale. Le ta ngrenë edhe më shumë se më parë zërin, për mbrojtjen e këtij institucioni nga uzurpuesi i saj Ilir Meta.
Apo le të mbledhi Nisma “#Thurje” sërisht firmat e qytetarëve, e le të bëjnë peticione. Të depozitojnë në Gjykatën Kushtetuese padi me fakte dhe prova konkrete, për shkeljet vijuese kushtetuese, që po bën Ilir Meta në Presidencë. Jo vetëm duke çdekretuar zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, e dekretuar ato të 13 tetorit, që nuk u bënë kurrë. Por edhe shumë e shumë gjëra të tjera deri tek përfshirja e fundit, direkt në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, për llogari të partisë së tij LSI.
Le të kërkojnë që të mbahet një referendum popullore kundër Ilir Metës. Le ti bëjnë presion Parlamentit që të miratojë sa më parë ligjin organik për funksionimin e Presidencës. Le të bëjnë gjithçka që kanë në dorë sot, për ta mbrojtur këtë institucion nga degradimi total. Me këtë rast, nisma e tyre le të shtrihet jo thjeshtë dhe vetëm për Teatrin apo për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, por edhe për Mbrojtjen e të gjitha Insitucioneve në Shqipëri, për sot e të ardhmen.
Ky po që do të ishte një mision sa fisnik, aq edhe civil e qytetar. Një nismë qëllimirë me dimensione patriotike, atdhetare, kulturore dhe historike. Sepse institucionet jo vetëm në Shqipëri por kudo në shoqëritë e hapura demokratike, sot rrezikohen dhe kanë nevojë që të ruhen jo thjeshtë dhe vetëm nga prishja e tyre fizike. Nga godinat. Nga oborret. Nga trashëgimia arkitekturore, urbane a historike.
Kryesorja është që të kuptohet, se institucioni është diçka shumë herë më e madhe sesa thjeshtë dhe vetëm, godina e tij. Institucioni është jo vetëm veprimtari konkrete shtetërore, qeverisëse apo utilitare, por edhe simbolikë. Jo vetëm germë, por edhe frymë. Jo vetëm diçka materiale, por mbi të gjitha shpirtërore. Jo vetëm aktivitet burokratik, por mbi të gjitha bartëse dhe përçuese e vlerave identitare.
Ndaj edhe institucioni i Presidencës, ashtu si gjithë të tjerat, duhet mbrojtur në radhë të parë nga shkatërrimi i vlerave etike, morale, ligjore, kushtetuese, shtetërore, protokollare, formale e simbolike. Askush nuk pret që Kryetari i Shtetit të jetë duke zhvilluar një aktivitet normal nga pikëpamja përmbajtësore, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi dhe e gjithë bota shohin çdo ditë tek forma e shfaqjes së tij degradim, rrënim dhe zhveshje totale nga të gjitha kornizat e seriozitetit institucional.
Është hera e parë në historinë e Republikës, që Kryetari i saj në vend që të jetë mbi të gjitha palët dhe personifikim i unitetit kombëtar, të sillet si kryetar i një partie politike. Edhe Ramiz Alia, pasaardhësi i Diktatorit komunist kur hyri në atë institucion, e dorëzoi formalisht teserën 50 vjeçare të partisë së tij dhe e ushtroi me shumë më tepër paanësi atë funksion. Ndërkohë që Ilir Meta i hodhi tej të gjitha rregullat formale dhe jo formale, përvojën dhe traditën 30 vjeçare pluraliste, për të punuar më shumë për jetën e ardhshme politike pas Presidencës sesa për 5 vitet në krye të saj.
Është koha që ta mbrojmë institucionin e Presidentit të Republikës, nga Ilir Meta. Përndryshe, nesër do të na duhet që ta mbrojmë Ilir Metën, nga indiferenca jonë e sotme!
Alpenews
Bejani me te larta kangjellat e presidences dhe lidheni si cakall te plagosur se do tju duhet qe ti tregoni botes qe jeni te zote te beni zap kafshet mender …te egra.
Presidenti ma i mire i Shqiperise te pergojohet dhe te sulmohet kaq egersisht ne media, nje detyre e Partise dhe xhaxhit E me ndihmen e Meros dhe gazetes se pavarur TemA, LOL!
=
A jane keto sulme, hakmarrje apo lufte kunder nje Presidenti te korruptuar?
Te mbrojme SHQIPERIN nga ANTISHQIPETARET
LERENI SHQIPERIN te regulluar boll me PISLLEQE
le ta bejne shembell te organizojne nje referendum per shkarkimin e tij nga populli.Ai kok maloku po i ben zbor shqiperise me marrite e veta vetem e vetem te mbroje pasurite e vjedhura.
SPAK , KU JE ?
Ketu nuk ka parti e organizata te vetquajtura te pavarura apo civile etj,ketu ka vetem hajdute e perfitus ne kurriz te ketij populli budalla qe eshte percar si kurre ndonjehere.
Nje grup nismetar te ndermarre nje fushate mbare kombetare per largimin, e Ilir Metes nga detyra e presidentit. Te organizohet mbledhja e firmave ne menyre shume serioze, ku cdo qytetar te shprehet per faktin ne se Meta duhet te qendroje apo jo president. E gjitha te jete e organizuar ne menyre ligjore, secili mund te shprehet me nje shenje mbi.,, po,,, apo,, jo, duke u paraqitur me karten e identitetit. Jam i sigurte qe brenda nje muaji jo vetem populli I majte por edhe shumica e pekrahesve te PD do te neneshkruajne per shporrjen e Ilir Metes nga Presidenca. Mbi nje milione njerez do te kerkojne kete.Edhe diaspora nepermjet nje adrese te qarte mund te marre pjese dhe te dergoj
e mendimin e saj.
Thirrja e dites te jete… Larg Ilir Meta nga Presidenca. Bashkobem edhe une. Do te jete nje manifestim i vullnetit demokratik te shqiptareve per largimin e nje kryehajduti nga posti i presidentit.
???
Ça mē ke knaq! I mban mënd ata djelmoshat që protestuan para LSI si perfunduan? Ishe ne kohen e asaj videos me duket..
Mooooos, ku ja keni gjetur këtë foto…!??
I bie që kur ky të humbasi ëe 25 Prill. (Shumë keq)
Sapo të dalin rezultatet ka për t’ja fut vetes, se nuk i duron dot ato që vijnë më pas.
Dhe kjo Tema ju bën dhe juve fajtor me këtë foto.
Se i bie që ju e paskeni ditur që ky do t’ja fuste vetes.
Dhe nuk e keni raportuar…
Me qëllim që të pengohej kjo gjë.
Ju lutem atë foton me Fyhrerin (është më e goditur).
Ku e di katunari etikën institucionale , ai e shet presidencën sikur të gjejë një blerës anonim.
Po clidhje ka instuticioni i presidentit me I.Meta.Meta mund te jete gjithcka.po president asnjehere.arsyet jane then dhe po thuhen cdo dite.nuk ka doktor.pervec doktorit qe te ben derman.sa per popull ngrehosesh kot.se as te ka kush ne refene.per gje tjeter mos u lodh se do te shkoje mundi kot.ka kalu ky popull turli anti-shqiptaresh e horrash.po asnjehere nuk e ka humb davane
Inventarizoni presidencen se kur te ike do vjedhe qilimat….
Ky presidenti trap i ha mutin Ramiz Alisë, mos e krahasoni me atë. Ai ishte me kulturë, i zgjuar dhe i nuhaste situatat. Ky është koqe e gomarit, i bie murit me kokë për ta shëmbur. Ka kafkën të fortë dhe mëndjen të dobët. Kokëbosh
Ja pra perse i duhet Edi Rames edhe ky mandat,sepse i ka futur te gjithe kriminelet e hadutet ne rresht ku presin radhen e gjykimit!Kjo qe bene Toto Likja eshte prove per te dale nga rreshti por perseri kthehet aty ku e ka radhen.E keni pare sa bukur lualn Luli kete radhe ne koordinim me te huajt pasi Edi Rama burerisht ka deklarur qe pasi ti çoje keto vemje perpara drejtesise paskat do te kerkoje doreheqje e Luli deri me tash po luan rrolin “spihunit”brenda kampit te hajduteve%.
Ndaj prisni se s’keni pare gje akoma.
Beni nje testim ne SPAK dhe BHK per te marre vesh se, nese
Ilir Meta nuk eshte ne listatt e tyre, as populli, as shoqeria civile,
as personalitetet intelektuale nuk kane c’fare t’i bejne Ilir Metes.
Si populli, ashtu edhe shoqeria civile dhe intelektualet i kane vene vize Ilir Metes
qyshse u bashkua me kryekriminelin, kryehajdutin dhe kryetradhtarin Sali Berisha.
Nikos, nuk e di edhe sa mandate te Rames duhet te presim qe te marrin denimin e merituar lideret e politikes. Premtimet elektorale te Rames edhe per kete problem jane madheshtore, por “fjale te bukura e gure ne traste”. Ashtu si thua ti: “burrerisht E. Rama ka deklaruar se do t’i çoje keta elemente para gjyqit”. Por, mbasi kaluan gjithe keto vite nen drejtimin e Rames, justifikohet gjithmone duke thene se “nuk e bej une drejtesine”. E keshtu do te justifikohet edhe ne vitet qe vine. E sa per teseren qe paska dorezuar R. Alia kur u be president, mire qe thote ne artikull “formalisht”, sepse keshtu e kerkon posti i presidentit: “te mos jete anetar i asnje partie politike”. E jo vetem posti i presidentit, edhe i diplomateve ne ambasada te ndryshme etj. Prandaj, “formalisht” me siguri e ka dorezuar teseren e partise edhe Meta, edhe te tjere presidente para tij, por, ne thelb, kjo nuk ndryshon ndonje gje.