Ivanka publikon foton e Trump pas infektimit me Covid-19: Asgjë nuk mund ta ndalojë

5 Tetor 2020, 08:27Bota TEMA

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump, ka publikuar së fundi një foto të babait të saj, i cili edhe pse i infektuar me Covid, shfaqet në krye të detyrës.

Bashkëngjitur fotos, Ivanka Trump shkruan se “Asgjë nuk mund ta ndalojë atë që të punojë për popullin amerikan”.

Nga foto duket qartë se Trump ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Një grup mjekësh të cilët po trajtojnë Presidentin Donald Trump, i cili është infektuar nga COVID-19, dhanë një vlerësim optimist  rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e Presidentit është shumë e mirë”, u tha mjeku i tij, Sean Conley gazetarëve gjatë në konference në pjesën e përparme të Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Ëalter Reed”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje