OFL zbarkon në Kuçovë dhe Berat, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për trafik për droge dhe vjedhje

5 Tetor 2020, 14:21Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 “të fortëve” në Kuçovë dhe Berat.

Ata janë Elion Fizi (Mati), Fatbardh Dulla, Ritvan Caka dhe Mariglen Marko.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F. (M.), banues në Kuçovë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Shitja e lëndëve narkotike”;

F. D., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

R. C., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

M. M., banues në Berat, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.”- njofton policia. (TemA)

1 komente në “OFL zbarkon në Kuçovë dhe Berat, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për trafik për droge dhe vjedhje”

  1. tomorri says:

    Lucian Lapardhaja , Berat
    Trafik droge
    Doni me per Belulin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje