Nga Artan Hoxha
Ngjarje e rende ne Malesine e Madhe..
Policia ne kerkim per trupat e 3 personave, dyshohen te jene vrare per parcelat me kanabis…
Sa here qe kanabisi gjelberon kodrat dhe malet Shqiperise, sigurisht pas tij, nuk vijne vetem milionat per boten e krimit dhe zyrtaret e korruptuar deri ne palce.
Bashke me kanabizimin, vijne dhe viktimat e pazareve te prishura apo hesapeve te pambyllura.
Ndersa javet e fundit, po e qarkoja territorin e vendit, nga jugu ne veri, per te dokumentuar situaten me kanabisin, ajo qe i trembesha me shume, ishin pikerisht, viktimat e ketij narko-operacioni.
Sot pasdite me njoftuan se dy persona nga fshati Vrith dyshohen te jene vrare prane nje parcele me kanabis.
Largesia nga Shkodra, e vendit ku dyshohet te kete ndodhur ngjarja, ma beri me te veshtire marrjen dhe konfirmimin e informacionit.
Por dhjetera forca policore ishin drejtuar qe ne oret e para te dites ne zonen e Razmes, ku dyshohej te kishte ndodhur krimi.
Vetem pak minuta me pare munda te konfirmoj plotesisht se kemi te bejme me nje ngjarje me permasa tragjike.
Konkretisht me datë 3 tetor 2020, rreth orës 15:00, jane degjuar te shtena me arme zjarri nga banore te zones.
Fillimisht eshte dyshuar se te shtenat kane ardhur nga persona, qe kane kultivuar parcela me lende narkotike ne disa zona te thella, ne fshatin Vrith. Duke patur parasysh se bima eshte ne fazen e pjekjes perfundimtare, parcelat ruhen nga roje te armatosur per te mbajtur larg grabitesit e kanabisit.
Por pak ore pas te shtenave eshte konstatuar se tre persona, te aferm dhe kusherinj me njeri tjetrin, jo vetem nuk jane kthyer ne banesat e tyre, por jane zhdukur pa humbur gjurme.
Menjehere ka nisur kerkimi i te zhdukurve nga familjaret e tyre, dhe kur nuk jane gjetur, eshte kerkuar ndihma e policise.
Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 oresh, jane shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe.
Ndersa dy shtetasit e tjere, jane Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt…
Nga deklarimet e familjareve, deshmitareve dhe banoreve te zones, policia dyshon se keta shtetas jane vrare ne nje zone te thelle dhe trupat e tyre nuk jane gjetur ende.
Kerkimet ne terren prej Komisariatit te Malesise se Madhe, trupave shtese te ardhura nga Drejtoria e Policise Shkoder dhe te afermve te viktimave, po vazhdojne edhe gjate nates…
ラブドール 素晴らしい ?私は間違いなくあなたのウェブサイトに感銘を受けて発音すべきです。一部の人にとっては、ダッチワイフはにらみつけるもののように見えるかもしれません、そして多くの個人は彼らが本物の女性に取って代わることはできないと述べています
Kultivimit te lendeve narkotike nuk ua ka pare asnje shtet leverdine, mjafton te shihet se ku kane mberritur Kolumbia dhe Meksika.
Degradim total,si ekonomik dhe moral.
“Lufta per kontroll te kanabisit ne Shqiperi kur afrojne zgjedhjet” kjo do bente nje titull me interesant.
=
Dihet nga te gjithe qe Saliu shpiku Lazaratin kurse kurse miku i tij Edvin shkoi me lart, ne Malesine e Madhe dhe ne gjithe Shqiperine.
=
Ja pra, si fitohen ose duan ti fitojne zgjedhjet ne Shqiperi mafja ne pushtet nderkohe qe Lali Eri mbjell peme per te terhequr vemendjen.
=
Respekt!
Dhurate e sale serbit…..ta gezoni…
Kete e ke dhurate te Edi Rames.
Edhe 1000 euro te te paguajne, te jesh kaq idiot eshte e pabesueshme.
Ka disa prej jush qe duke qene se nuk kane cfare ti bejne lesaj gjeje, kerkojne te justifikojne mbjelljen si dicka capitaliste.
Ju dhe vemjet e Saliut jeni e njejta gje, duheni vra me buke ne goje qe te sigurojme Shqiperine.
Droga ne vendet kapitaliste eshte shitur dhe do shitet dhe nuk mund ta ndaloj dot njeri perfundimisht mos flisni budallalleqe,ai stan ate bulmet ka kudo ne bote
Artan Hoxha shko ne ish-Kalane e Qeparoit, qe eshte pothuaj e rrenuar ne maje te kodres se Qeparoit, ku ne dy pllajat anesore te saja ne drejtim te malit me te larte, jane dy parcela me Kanabis qe ruhen nga njerez qe rrijne ne Qeparo, por nuk jane vendas. Ata jane me dialekt te trashe Veriore, dhe dikush ne fshat i ka pare nga kohe me miqte e Kokedhimes Koço dhe kushuririt te tij KRIMINEL qe ka filluar perseri te rrethoje gjiun e vogel ne Porto-Palermo. .. Ne fshat Ata jetojne ne disa shtepi qe jane Miqte e Koço Kokedhimes dhe njerez te afert me Berishen, dy prej tyre jane ish-Gardiste te kohes se berishes, qe kontrollojne argatet e shkrete te Zones dhe zonen e ish-Kalase me arme ne dore.