Drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore ukrainase për tregtinë e armëve “Ukrspetseskport”, Vadym Nozdria deklaroi se janë interesuar për prodhimin e përbashkët të mjeteve të armatosura ajrore pa pilot (Dron – SIHA) të tipit Bayraktar TB2 të Turqisë dhe se kanë planifikuar blerjen e 48 dronëve SIHA, transmeton Anadolu Agency.
Sipas mediave ukrainase, Nozdria tha se vizita që zhvilloi në Turqi me delegacionin nën kryesimin e zv.kryeministrit Oleh Urusky ka lënë tek ai përshtypje pozitive.
Ai vuri në dukje se interesohen për prodhimin e përbashkët të dronit Bayraktar TB2 në Ukrainë. Nozdria informoi se ushtria e Ukrainës ka planifikuar të blejë 6-12 komplekse SIHA.
“Çdo kompleks përbëhet nga 4 dronë SIHA dhe 1 stacion kontrolli. Ukraina planifikon të blejë 48 dronë SIHA”, tha Nozdria.
Ai shtoi se kostoja do të ulet me një të tretën për shkak se do të ketë prodhim të përbashkët dhe se këta dronë mund të jenë pak më ndryshe se versioni i dronëve SIHA të Turqisë. Sipas tij, janë zhvilluar bisedimet edhe për mundësinë që dronët SIHA të prodhimit të përbashkët të Ukrainës të eksportohen në të ardhmen në tregje ku nuk është Turqia.
“Për dronët e blerë nga Turqia vazhdon procesi i testimit kryesisht në stinën e dimrit dhe se porosia e mëpasshme është e lidhur me rezultatet e këtij testi”, tha Nozdriya.
“Kompania turke Baykar dëshiron të bëjë investime dhe jo vetëm të hyjë në tregun e Ukrainës”, tha Nozdriya i cili rikujtoi se edhe Ukraina ka siguruar materiale për Turqinë duke e furnizuar me motorët e mjeteve ajrore pa pilot për dronët sulmues Bayraktar AKINCI.
Vitin e kaluar Ukraina bleu nga Turqia 6 dronë IHA Bayraktar TB2 dhe 3 stacione kontrolli.
Lufta i sherbeu turqise dhe si publicitet per shitjen e dronave.
Ska mundesi vellezerit orthodox nuk blejn ke selcuket . Vellezerit orthodox per Greqine jan gjithmon gati te luftojn me Turqine
këta shesin vëllanë për të huajin
këta shesin vëllanë për të huajin
këta shesin vëllanë për të huajin
këta janë gomerë fare