Gjetjet rreth vrimës së zezë: Tre shkencëtarë shpërblehen me Çmimin Nobel për Fizikë

6 Tetor 2020, 13:19Bota TEMA

Tre shkencëtarë janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në të kuptuarit e vrimave të zeza.

Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez janë shpallur fitues të këtij viti, gjatë një konference për media të mbajtur në Stokholm.

Fituesit do të ndajnë shumën e të hollave që vjen me këtë çmim në vlerë të 10 miliona krunave suedeze.

Kimisti dhe industrialisti suedez, Alfred Nobel, ka themeluar këtë çmim më 1895 – një vit para se të vdiste.

David Haviland, udhëheqës i Komitetit për Fizikë sa i përket Nobelit, ka thënë se çmimi i këtij viti “feston një prej objekteve më ekzotike në Univers”.

Fizikanti Roger Penrose ka treguar se vrimat e zeza janë pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të shkencëtarit Albert Einstein.

Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez kanë ofruar të dhënat më të besueshme për një vrimë të zezë tejet të madhe në qendër të galaksisë sonë.

2 komente në “Gjetjet rreth vrimës së zezë: Tre shkencëtarë shpërblehen me Çmimin Nobel për Fizikë”

  1. Kozmo says:

    TEORIA E RELATIVITETIT E EINSTEIN ,DO TE HIDHET POSHTE.

  2. Qinan Prinqi says:

    Osht bo ky Nobeli kooperativ mo.
    Tashi,kan fillu me e dhon cmimin n grup shum dendur.
    Me nji gur vrasin dy zogj.
    ..n kte rast tre.,se 1 miljonshi pjestohet..kurse medalja,cmimi nder pra ,numerohet i plot.
    Dobiçllik arithmetik e thjesht.
    Dhe n historin e shkences kemi tre nobelista me shum por u pagun paret veç per 1.
    Dhe,kta shkenctart qe jan t zgjut n shkenc,se kuptojn.
    T isha un,s do e merrja medaljen.
    Ma jepni vitin tjeter tek pull do i thosha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje