Kryetari i PAA, Agron Duka ka pasur një përplasje në emisionin ‘Repolitix’ ne Report TV me Arben Pëllumbin, sekretar organizativ i PS-së.
Duka ka thënë se nuk ka marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, pasi Rama ndaloi koalicionet, gjë që është në favor të tij dhe në dëm të Bashës. Marrëveshje ka vetëm nëse Basha është budalla ose i shitur tha Duka.
Duka: Me llogari matematikore ndalimi i koalicioneve është në favor të Ramës. Se disa vota që dilnin tepër, plus herësit që duhet për një mandat, grumbulloheshin te thesi i opozitës dhe kjo nuk i intereson Ramës. Ky Basha ose me qen budalla, ose me qen i shitur, se s’ka si të jetë dakord dhe të ketë bërë marrëveshje.
Gjatë debatit me sekretarin organizativ të PS, Arben Pëllumbi, Duka ka ngritur tonet duke akuzuar PS si parti mashtruese që po bën çmos që të marrë pushtetin me truke elektorale.
Pëllumbi: O Gon se ke goxha eksperencë…
Duka: Ore çfarë quan lista të hapura ti…mos shkonte në Këshill Politik të thoje duam lista të hapura apo të firmosje 5 qershorin. Nuk zbatuat një zotim
Pllumbi: Kush nuk e zbatoi?
Duka: Ti thu i kam dhënë opozitës, Bashës i kam dhënë mundësi për komisionet…pse nuk i plotësuat ju atë që kërkuam ne, për mosndalimin e koalicioneve?
Pëllumbi: Pse çfarë jemi ne që t’ju plotësojmë ju çfarë doni ju? Po normal për të fituar do mendojmë ne të gjithë për pushtet luftojmë.
Sigurisht Duka ka peshën specifike në zonë, ka votat e tij. Unë kam një vend tjetër në PS, nuk është si unë Goni, ai ka votat e tij unë kam siglën e partisë.
O ZOT KETA NJEREZ TE PA FRYRE.KERKON PUSHTET TI MORE DUKE.A I KE BERE NDONJE PYETJE VEHTES SE CFAREN I KA DHENE QENIA NE POLITIK POPULLIT.DUKA PERVEC MINISTRIS SE SHTUAR TE BUJQESIS QE I SHKOJ POPULLIT SA ME NDERTU 10 PALLATE 8 KATESH.PASTAJ ZOTI DUKA KUR TE SHOHE NE INTERVISTA SIKUR SHOHE GJYSHIN TEM 95 VJEC ,BOLLE ME MOS U FRYFSH SA I KE MARRE KETIJ POPULLI .O ZOT NUK KE LENE PARTI PA U BERE ANTAR,.ZOTI DUKA SHKO HA ATO QE KE FITUAR DERI TANI MENAXHO ATO QE KE FITUAR NGA LEVYERJA JOTE NE POLITIKE SE DO V TE VIJ FUNDI E NJE DITE AS DHE NJE PAL ORAPE SDO MARRESH ME VEHTE ,MENDOJ QE E DI MIRE KUPTIMIN E KESAJ TE FUNDIT. BARDI