‘Votimi i Kodit Zgjedhor’, Meta: Po kthehemi në diktaturë, ky akt synon të hedhë në erë demokracinë. Reflektim ose do t'i shpartalloj

6 Tetor 2020, 21:59Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta është shprehur se votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ditën e djeshme është një rikthim në diktaturë, ku një forcë e vetme merr të gjitha vendimet.

Ai është shprehur se ky akt synon të hedhë në erë demokracinë e vendit dhe pluralizmin politik.

“Presidenti ka qenë dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës dhe në krah të popullit shqiptar. Ky akt kaq i shëmtuar që ka ndodhur dje synon të hedhë në erë pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri.

Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur për çdo njeri që ka 2 sytë në ballë. Nuk ka ndodhur kurrë që rregullat e lojës të vendosen vetëm nga 1 palë. Ka vetëm në diktaturë.

Në demokraci gjithmonë është vendosur me konsensus. Kjo nuk është më demokraci, kjo është kthim në diktaturë.

Për mua si president kjo është një përpjekje e qëllimshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga shinat e rrugës europiane.

Nëse doni t’ju them pasojat, janë shumë të qarta. Shqipëria para 18 vitesh ka qenë përpara Serbisë dhe Malit të Zi.

Sot po të shohim ku është Serbia dhe Mali i Zi dhe ku është Shqipëria, ka shumë diferencë”, tha Meta.

Meta paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reflektim do të shpartallojë përpjekjet e mazhorancës për vendosjen e një junte.

“Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar. Nëse nuk do të ketë reflketim, është i vendosur në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte.

Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integrimit europian.

Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duhet të vihen në diskutim.

Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, u shpreh ai në emisionin “Tempora” në Rtv Ora.

Meta pretendon se me miratimin e ndryshimeve, është shkelur marrëveshja e firmosur nga palët politike më 5 qershor, me bekimin e ndërkombëtarëve.

“Marrëveshja është shkelur sepse nuk ka ndodhur që rregullat e lojës që të vendosen nga vetëm një palë, sepse mazhoranca nuk është e përjetshme. Kodi Zgjedhor është vendosur gjithmonë me konsensus më parë, se nuk po flas me këtë farë Parlamenti. Kjo nuk është më demokraci, por një ftesë për rikthim në diktaturë. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për ta nxjerrë vendin nga shinat Evropiane”, deklaroi Meta.

7 komente në “‘Votimi i Kodit Zgjedhor’, Meta: Po kthehemi në diktaturë, ky akt synon të hedhë në erë demokracinë. Reflektim ose do t’i shpartalloj”

  1. Gazetarja says:

    Meso te te flasesh qe te te besojme ! Leri shpartallimet dhe goditjet ti , se te ben te qeshesh ! Apo nuk ke gjithe ate alamet fiziku, mjere kush bie ne doren tende ! Hahahaha ! Ti te ha pas shpine se keshtu balle per balle te ha ….

  2. ida says:

    Konsensusi nuk mund te dale mbi Kushtetuten o rrot!

  3. als bo roliin e aktorin Tragjikomik kerma e Lalzit
    nuk bo njeri me qesh vec monikes dhe kafsheve te shtepise o
    Kufome pa Jete !
    Koha jote mbaroj. ??

  4. Emigranti says:

    O Mete na rrofsh pet vere, llap kot se nuk ta var njeri ne Shqipeti e jashte saj. Je nje hajdut ordiner asghe me shume. Beju gati e shko vete ne burg. Shqiptaret te njohin mire me bemat e tua.

  5. Ruaj energjite para se te shpartalloj drejtesia.... says:

    Ti Like hajdutijep llogari separi per vete para se te shpartalloj drejtesia. Mos lih si qen sallahan. Te duhen energjete te shpjegosh drejtesise dhe popullit aferete tua dhe me ke i ke bere. Mbylle halen se vetem m…. nxjer nga goja jote e felliqur.

  6. Shenjestra says:

    Ne vend te shqetesohet Basha si kreu i opozites,shqetesohet presidenti Meta.Ky nuk duhet t’i futet fare kesaj pune duke lojtur rolin e kryetarit te opozites se eshte president dhe garant i kushtetutes,eshte president i te gjitheve.Nuk po meret vesh se ç’po bene Meta.Zoti i ruajt mendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje