"Çudira shqiptare", laboratori në Koplik sfidon mjekësinë botërore: Teste për Covid në 10 minuta për 700 lekë

7 Tetor 2020, 16:40Sociale TEMA

Megjithëse nuk bën pjesë në listën e laboratorëve të certifikuar për kryerjen e testit RT-PCR, një laborator në Koplik i quajtur “Malsia” pretendon se kryen analizat e testit PCR për COVID-19 për vetëm 700 lekë (5-6 EURO).

Testi zakonisht përdoret nga persona që udhëtojnë nga Shqipëria për në Mal të Zi apo Kroaci.

Ky imazh i rezultatit të testit u publikua në mediat sociale nga një individ që e kishte bërë testin në laborator, ndërsa u shpreh se testi dhe rezultati ishte gati për 10 minuta.

“Të udhëtosh nga Shqipëria për në Mal të Zi dhe Kroaci nevojitet një test PCR negativ. Këta teste mund t’i bëni për 700 lek (5-6 Euro) në Koplik në laboratorin e mëposhtëm dhe rezultatet duan vetëm 10 minuta që të dalin. Është diçka shumë e lehtë nëse po planifikoni të udhëtoni”, – u shpreh qytetari, një shtetas i huaj, që jeton në Tiranë.

Të shumta kanë qenë reagimet pas postimit të tij në rrjetet sociale, ku qytetarë të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj kanë bërë komentet e tyre.

“Ky test bëhet si çdo gjë në Shqipëri. Është test i rremë dhe personat duhet të shkojnë në burg”, komenton një qytetare.

Të njëjtin mendim ka edhe A.K.

“Paska ecur teknologjia në Koplik, ndërkohë në Tirane paska ngelur 20 vjet mbrapa! Shumë e thjeshtë… Rezultati i tamponit nuk del për një orë, aq më tepër në Koplik. Më e shpejta del për 3 orë! Ata që merren me këtë punë le të kërkojnë evidencën, se është një handikap këtu, aq më tepër edhe me çmimin”, – shprehet ai.

“Ka teste PCR që e nxjerrin rezultatin për 5 minuta, 15 minuta, 30, 1 orë deri në 2 orë. Është një test i pasigurtë, që realisht nuk tregon gjë. Mund të jemi një indicie për të krijuar një ide nga sasia e virusit. Gjithsesi nuk tregon gjë. Është thjeshtë një manovër idiote për t’i treguar publikut në këto vende, që kushdo që futet është i testuar; në kushtet që duan të mbajnë edhe turizmin në këmbë. Por kjo është një temë tjetër.”, shprehet një tjetër qytetare, ndërsa shton se këto teste dhe veprimet e njerëzve të caktuar janë të papërgjegjshme, pasi “ata njerëz mund të jenë dhe pozitivë dhe dalin e sillen në jetën e përditshme, duke rrezikuar jetën e secilit prej nesh!”

Përmes numrit të telefonit të afishuar në rezultatin e provës, “Si” komunikoi me përfaqësues të laboratorit “Malsi”, ku i thanë se testi testi mund të bëhej për 1000 lekë dhe do të ishte gati brenda 10 minutash.
Aktualisht nuk ka asnjë provë për testin e COVID-19, që të japë rezultat brenda 10 minutave. Që nga 21 shtatori, një test i tillë për COVID-19 po provohej në Gjermani dhe në Austri, por nuk ka ende asgjë të sigurt dhe publike, për më tepër në Shqipëri.

Këtë javë, një test i COVID-19 që jep rezultate në 15 minuta është shpërndarë në vendet e BE, por nuk po përdoret akoma dhe nuk është në dispozicion në Shqipëri.

Në Shqipëri laboratorët jopublikë, të cilët janë të certifikuar për kryerjen e testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 janë të mirëpërcaktuar në bazë të urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë, që mban datën 23.07.2020.

Ata janë: Laboratori i “American Hospital” dega II, me Nr. License LN – 4398-01-2012. me adresë: Rruga e Dibrës, Tiranë; “Intermedica Center sh.p.k”, me Nr. License LN – 8598-09-2019, me adresë: Rruga “Jordan Misja”, Tiranë; GENIUS LAB, me Nr. License LN – 7116-04-2019, me adresë: Njësia Bashkiake nr.7, Rruga e Kavajës, Tiranë.
Testet PCR për COVID-19 në Tiranë kushtojnë midis 100-120 Euro dhe rezultatet e tyre dalin pas 24- 48 orësh. Testi serologjik kushton rreth 30 Euro dhe kërkon 1-24 orë që rezultati të dalë.

Në vendet përreth Shqipërisë dhe në rajonin e Ballkanit nuk ka laboratorë që bëjnë teste PCR për COVID-19 për më pak se 8 Euro dhe që të nxjerrin rezultatet e tyre brenda 10 minutave. (SI)

13 komente në ““Çudira shqiptare”, laboratori në Koplik sfidon mjekësinë botërore: Teste për Covid në 10 minuta për 700 lekë”

  1. deda says:

    Po këtu pse i bëjnë për 100 ero

  2. Çeçeni i Shqieres says:

    Qe nga emri i laboratorit merret vesh. Si puna e Sali Dhise qe do sillte “demokracine”. Gjellet me çecena jane gjelle qensh.

  3. edmond says:

    nuk eshte test virologjik, eshte test serologjik (kete e tregon figura e pare). testi serologjik tregon vetem nese ke anti-trupa ose jo, pra e ke kaluar ose jo virusin

    1. romi says:

      Saktë Edmond, pastaj sa i vërtetë o i besueshëm është, duhet parë!!!!!

  4. Ilir says:

    Perdoret edhe ne itali

  5. zoga e vodices says:

    Italia e bene testin covid per tre minuta shqiperia eshte vende shume i pasur prandaj testi kushton 120 euro.

  6. Hajde gallatë says:

    Po ça thu mor ta marsha.
    I me kët aparat na ndalojna trenin qi vjen nga Hani i Hotit e ji mos me get Corona virusin..

  7. Soni says:

    Normal shtet leshi e gazet leshi pse duhet te haje e te mbushin xhepat vec amerikani te tjeret ska problem . Keto jan teste te shpejta dhe rezultati del per 10-15 minuta, i bejme dhe ketu ne itali dhe cmimi per publikin eshte 25 -35 euro varet nga mjeku ose farmacia qe i ben . Po normal se paguan amerikani per te ber artikullin .
    10 mij lek me duket pak po si duket ky zoteria do ket noj kontakt te mire se un me 12 euro i kam gjet per vete .Hajt tung dhe komentoni si kau peles

  8. Shqopetar says:

    Ftohje ne tajar tipike shqipetare, kudo gjetk testi per covid behet per tre seconda dhe falas. Vazhdoni me shpikjet bijt e shqopes po mos harroni se fepiri kembet te huajve, biles vazdojeni lepirjen edhe me lart deri afer rrypit mezit dhe mbeshtetjen e tyre e kini te garantuar.

  9. Kuq e zi says:

    Ju qe e kundershtoni qenkeni ftoh n’tajaret
    Ky eshte test per te kaluar kufirin jo per te gjetur ke apo ske virus
    Atje matane duan leter… qe baba letren

  10. Bimi says:

    Nuk ka asgje per tu cuditur. Saktesia e testeve te shpejta varion nga 20%-70%. Nese arrihet 80-90% eshte fitore.. Nuk jetoj ne Shqiperi dhe nuk mund Te flas per kete rast pa ditur detajet por kjo do jete e ardhmja ne 6-8 muaj nga sot. Kete e them me bindje sepse bashkepunoj me nje kompani qe punon nje kete drejtim. Keta duhet Te kene marre kite apo formula nga Kina. Pa dashur tju bej reklame negative pa fakte mund te them se nuk duhet kene me shume se 20-30% saktesi. Kjo nuk do te thote qe po te marresh Te kunderten e rezultatit te testit je me i sakte se testi. Thjesht testi e gjen saktesisht a ke apo nuk ke Covid nje 20-30% te rasteve. Vetem nese e ben testin 10-20 here mund Te nxjerresh njefare konkluzioni. Gjithsesi keta jane te paret ne kete rruge ne Shqiperi pra duhen pershendetur.

  11. Alb says:

    Po cvazhdoni akm me kete budallik ata te koplikut spo bejn asgje me pak se po ben obsh,po kujdesen per jeten e personave as mashtrim nuk eshte pasi teste te tilla realizohen kudo dhe vertetesi asnje lloj testi se ka deri tani,keshtu qe sa koh kjo bot ka budallenj biznesi ecen per bukuri.

  12. Ani says:

    Po pse ju prishi tregun? Testing I shpejte po aplikohet kudo….kushton 10 euro ne perendim..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje