Kryeministri Edi Rama ka uruar për ditëlindje botuesen shqiptare, Arlinda Dudaj. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë e konsideron si një profesioniste të palodhur.
Rama thotë se e ka njohur Dudajn gjatë botimit të librit të tij “Kurbani”.
Kryeministri thote se shembulli i saj duhet të frymëzojë sa më shumë gra e vajza që të ecin pa u dorëzuar në rrugën e ambicieve të tyre.
Urimi i plotë i kryeministrit Rama
#EDHE100?
ARLINDA DUDAJ është botuesja e një morie librash, ndër të cilët edhe “Kurbani” im, që më dha mundësinë t’ia njoh nga afër zellin e saj për cilësinë e botimeve që bën, në një industri si ajo e librit ku falë një dore botuesish të zellshëm, lexuesi ka mundur në tërë këto vite të marrë kënaqësinë e të shijuarit në shqip të plot e plot autorëve të huaj, si edhe të shqipshkruesve të të gjitha gjeneratave.
Grifshë e paepur dhe profesioniste e palodhur, Arlinda i ka mbijetuar me pasion e vullnet të madh një tregu aspak të lehtë, pa bërë kompromise në dëm të cilësisë së botimeve të saj, që shpesh janë sfida dukshëm të vështira në aspektin komercial.
Në një botë ende shumë mashkullore si kjo e jona, ajo i përket kategorisë së grave të forta të kësaj kohe plot kundërshti e pengesa të vjetra dhe të reja për gruan, të cilat përtej vetes e familjes, me punën e tyre japin edhe shembujt frymëzues të suksesit të mundshëm për të gjitha vajzat e gratë e këtij vendi.
E kam parë Arlindën në ditë të bukura të karrierës, kur, për shembull, në Panairin e Librit shembja e stendës nga dyndja e lexuesve për të blerë “Kurbanin”, shoqërohej me të qeshurat me lot dhe në ditë të zymta kur lotët i shoqëronin pesimizmin e një momenti të keq për shtëpinë e saj botuese.
Por s’e kam parë kurrë të dorëzohet e t’i nështrohet tundimit për të zgjedhur një rrugë më të lehtë, duke bërë kompromis me pasionin e saj të furishëm për të shtuar vargun e librave që i pëlqejnë, pavarësisht stresit shpeshherë të skajshëm të një fushëbeteje ku çdo ditë fantazma e riskut komercial, sfidon forcën e shijeve personale.
Duke ia uruar ditëlindjen grifshës që ka bërë të flasin shqip plot kalorës tërheqës të letrave të huaja dhe ka nxjerrë në driten e botimit lëvrues të mirë të gjuhës sonë të bukur, uroj njëkohësisht që shembulli i saj e i të tjerave si ajo në çdo fushë, të frymëzojë sa më shumë gra e vajza që të ecin pa u dorëzuar në rrugën e ambicieve të tyre.
#TëRRALLË
ne fillim KM i ledhaton me komplimente ,
pasanej i perdhel batht,
i fton noj fundjave diku ne periferi,
dhe i len me shiju ngjala Grifshat
qe sdurojne dot,
sa ta fusin ne goje “Kurbanin”e Te Gjatit ?
Nuk eshte kjo ne foto tani,
nuk njihet me nga abuzimi me operacionet plastike….
Pashë zotin o Edo!
Po lëri këto personifikime për femrat.
Pak më respekt per to.
Përveç show se gjasme ke rrot prezencën e tyre aktive ne jeten shoqërore dhe drejtuese politike.
Me keto komplimente
XHADE
GRIFSHË
SHTRIGA
SHPUZA
BISHA
LULESHTRYDHJA
QERSHIA
PJESHKA.
Se neve si popull na jep tjetër përshtypje.
Pa keq dshje pa i rënë në qafë ndonjërës.
Ne kuptojmë:
Sikur këto jane te gjitha kokrrat e ……
(Këto gjëra me të vërtetë tregojnë probleme shumë serioze ne personalitetin tuaj)
Kuptohet që ti gjen e bën dhe di ku thua, se me t’dal ndonje hundë lesh dhe me ti thy turinjtë.
po si Nikolla dhe Delina fico nuk eshte! ti me kupton vella! mund ti afrohet asaj zockes se PD qe e shqeve ne kryeministri apo harrove! ajo ballkanistja… e di ti e di!
Eshte nje urim dhe dedikim tejet letrar,me ndjenje dhe emocion,plot figuracion dhe force shprehese per nje mike,nje botuese,nje femer me cilesi dhe tipare tejet te mira,fjale qe çdo femer do deshironte ti degjonte nga goja e nje miku apo te afermi.Nder vite femra shqiptare eshte perkedhelur dhe ledhatuar me epitete disi te vrazhda dhe interesante si :qene,zagare,dhi,macke,kotele,grifshe,gjinkalle,çafke,bukezare,qofte,arre gunge,pjeshke,lope rrace,mushke xanxare,dose,neperke me dy koka etj.
Ne te foluren e perditshme,tere keto epitete perdoren rendomte.Ne te foluren letrare,ne stilistike,perdorimi i nje epiteti qe tregon nje tipar,nje cilesi apo nje menyre sjelljeje nuk mund te merret si fyerje,tallje apo denigrim.Perkundrazi e ben me te kenddeshem,me konkret personazhin.
Duhet te jemi njerez me me shije dhe kulture gjuhesore per te shijuar dedikime dhe urime te tilla.Jam i bindur qe vete Dudaj eshte lumturuar nga dedikimi,jo se ky dedikim vjen nga z.Rama,por nga gjuha qe ai ka perdorur!
Ndoshta mund të jetë edhe ashtu siç thoni ju.
Në këtë rast “shpresojmë” që kjo GRIFSHA, MACKA XANXARE, GUNGË PJESHKA , të mos ketë kaluar në orgazëm prej të gjatin (komplimentit kuptohet mqs do ti ketë pëlqyer kaq shumë).
Ashtu eshte Rama:
Cudia ne kete truall eshte,qe femrat,ndonse shume te rralla, si Ina Rama,Arlinda Duda etj,ndrijne dhe shkelqejne ne qiellin e zymte,me GUXIMIN dhe aftesine e tyre,shume me teper,se ndonje mashkull i rralle,qe nuk zoteron as dhe nje pjese te guximit te tyre.
Ty Rama nuk ti mohoj meritat,i zgjuar,me kulture,puntor i madh pragmatist,mirpo ky gjiriz- vatan ,donte se pari nje udheheqes si Ahmet Zogu,Ataturku jone shqiptar,qe e valeviste ligjin e kulacit dhe kerbacit me gjithe forcen e krahut,gjuhe qe kupton thelle lloji i sali-metes dhe ndonje tjeter soj-sorollopi,qe ti vazhdon ta mbash afer.
Por nuk eshte faji tend qe nuk je nga kjo prerje,prandaj dhe gjendja ketu eshte ajo qe eshte.
Zonjes Duda,nje urim te ngrohte se pari per familjen e saj,e cila i jep force,per te ekspozuar me tej aftesine dhe guximin,qe e karakterizon
@ qyte… je nje gjiriz e mi gjirizesh cdo gja e lidh me gjirizin, eshte ambjenti ku ti ndihesh mire prandaj te duket vatani gjiriz.ptu shkerdhate gjirizesh