Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste

7 Tetor 2020, 19:20Rajoni TEMA

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë njoftoi se ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka për t’i dorëzuar atij një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.

“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.

Reagimi  i Ministrisë së Jashtme serbe vjen pas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila të martën e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin.

“Duke deklaruar se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdon të punojë për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”, është shprehur ai.

4 komente në “Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste”

  1. Kim été says:

    Do i ulim papunesin Serbis, duke nisur luftën me të.

    1. Klimax says:

      Si keshtu, 20 vite me pare, nen mbrojtjen e NATO-s, gjysma e Kosoves erdhi ne Shqiperi dhe gjysma tjeter per azil ne Europe!!!! Ri me mire ne “vezet e tua” duke shijuar pordhet nacionaliste te Edi Rames se eshte edhe periudhe korone dhe s’ta ka ngene askush neper bote!

      1. Alben says:

        Nuk kuptoj pse gjysmë e Evropës nuk ka kufi ndërsa Shqipëria dhe Dardania duhet të kenë kufi?!

  2. sokrat says:

    Shqiperia eshte shtet sovran dhe vepron sipas logjikes dhe interesave te saj. Cfare pune ka Serbia nese Shqiperia i ofron per perdorim portin e Durresit Kosoves apo nese heq kufijte midis te dy vendeve. Kjo eshte idiotesi alla serbe e cila akoma shikon endrra me sy hapur se Kosova eshte pjese e saj apo se mund ti diktoje Shqiperise se cfare duhet te beje! Duhet ta kuptoje nje here e mire se jane dy vende sovrane qe vendosin sipas interesave te perbashketa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje