Ervin Anastasi: Ja si shkohet nga ideja në projekt, rasti i…

8 Tetor 2020, 10:18Sociale TEMA

Pedagogu në Kolegjin Profesional të Tiranës, Ervin Anastasi në një intervistë na tregon se si inovacion teknologjik është i domosdoshëm në edukim dhe veçanërisht i arsimit të lartë, dhe ku i referohet pikërisht Kolegjit Profesional të Tiranës, i cili është një ndër kolegjet profesionale model për laboratorët dhe mjedisin ku studentët zhvillojnë mësimin.

Është e rëndësishme të pranojmë që studentët tashmë janë të interesuar dhe të angazhuar në përdorimin e teknologjisë, kjo krijon shumë mundësi mahnitëse për kolegjet sidomos ato profesionale dhe pedagogët të përfitojnë nga integrimi i disa formave të teknologjisë në klasë dhe për ta bërë mësimin më efektiv.

Këto janë fjalët e para gjatë bisedës me profesor e Kolegjit Profesional të Tiranës Ervin Anastasi, i cili  na tregon si ishte pikërisht ky institucion, ura lidhëse qe e afroi me mësimdhënien e dijeve tek të rinjtë.

“KPT u bë faktori kryesor që më afroi me mësimdhënien dhe kjo mendoj për disa arsye. E para KPT është një kolegj profesional e kjo përkthehet më së shumti ne një qasje me sa më shumë praktike në proçesin e mësimdhënies, pra me shumë laboratorë, më shumë eksperimente, më shumë projekte etj. Duke qene se edhe vetë jam një natyrë praktike kjo për mua është qasja ideale. E dyta për të bërë të mundur këtë KPT është një nga kolegjet më të mirëpaisura me kushtet materiale ne ambientet e mësimit në laboratore e më gjerë dhe për mua të kem mundësi të përdor oshiloskopë, module elektronike, platforma me mikrokontrollore e mikroproçesorë, krahë robotikë e të tjera si këto është një dëshirë e vjetër e imja, që sa herë më jepet mundësia vështirë se mund ti them jo”.

Kur e pyesim se cili është fokusi i një pedagogu, Anastasi përgjigjet duke thënë se çdo pedagog sipas ekspertizës së vet vendos edhe fokusin e tij.

“Çdo pedagog ka fokusin e vet, por për mua Elektronika, teknologjitë në përgjithësi dhe avancimet ne fusha të ndryshme me një fokus të veçantë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Sigurisht dhe projektet e ndryshme si dhe një pasion i hershëm për dizajnin grafik dhe fotografinë në veçanti” shprehet Pedagogu i KPT Ervin Anastasi.

Për të është e vështirë sot të mendosh për teknologjinë pa përfshirë në të kompjuterin dhe dixhitalizimin e të dhënave dhe menaxhimin e përpunimin e tyre me programet e ndryshme që bëjnë të mundur këto koncepte, të cilat sipas tij në dukje mund të jenë shumë klishe dhe të përgjithshme, por duke na ilustruar një shembull na shpjegon pse nuk janë kaq të përgjithshme.

“Mendoj që është interesante të marrim si shembull e  të përmendim këtu implikimet që solli pandemia në fushën e arsimit. Në një uebinar “vlera e informacionit në kohë krize” të mbajtur në fillimin e pandemisë një shprehje më pëlqeu në veçanti, “Inovate or die”. Është shumë e bukur dhe kuptim plotë. Çelësi kryesor për inovacion mendoj që është teknologjia dhe të mos pasurit frikë për të menduarit  “ jashtë kornize”.  Po ndaj me ju një projekt i cili filloi nga një ide shumë e thjeshtë, të ndërtojmë një ventilator, të përpiqemi ta bëjmë sa më origjinal dhe të përpiqemi të projektojmë sa më shumë vetë.  Çdo gjë fillon nga një ide, le të mundohemi ta skicojmë atë, dhe ky është një proces i bukur krijues paksa analog do të thosha me shaka”

Duke shtuar pedagogu i KPT Anastasi thekson se “Nga njëra anë kemi formën pra anën estetike, bukurinë dhe tërheqjen e origjinalitetin që ka dizajni, dhe nga ana tjetër kemi funksionalitetin që na shoqëron në çdo hap dhe në çdo element të projektit.  Ky për mua është një proces  i mrekullueshëm, me te vërtete diçka e bukur dhe përfshirëse. Le ta quajmë këtë proces “magjik”, dizajn industrial”.

Duke specifikuar se me zhvillimet teknologjike pedagogu i KPT, Ervin Anastasi thotë se sot mund të ndërtohet shumë me ndihmën e teknologjisë që kemi në dispozicionin.

 “Mundësitë janë të pamat dhe teknologjia është lehtësisht e prekshme. Detyra jonë si mësues është ta njohim sa më mirë atë, të përditësohemi me të dhe të gjejmë mënyrat ta integrojmë sa më shumë e në mënyrë sa më interesante në procesin e mësimdhënies.

Disa nga elementët bazë të teknologjisë  që i shohim të integruara në çdo fushë, siç janë dhe Teknologjitë e Informacionit të Komunikimit, marrin një rëndësi të veçante dhe ne duhet të përpiqemi ta largojmë sa më shumë frikën nga kompjuteri  dhe kjo gjë bëhet duke shpjeguar sa më shumë konceptet bazë të tij. Teknologjitë e reja të informacionit dhe aplikimet e kësaj teknologjie shfaqen me shpejtësi. Në disa raste, fuqia dhe aftësitë e zhvillimeve të reja do të përputhen mirë me nevojat e një individi të veçantë. Një individ që ka një njohje me baza të të kuptuarit të teknologjisë së informacionit do te jetë në gjendje ti shfrytëzoje këto hapësira zhvillimi dhe të kuptoje mundësitë dhe implikimet e teknologjive te reja me shpejtë e më mirë”.

Në përfundim të bisedës me profesorin e KPT Anastasi, na thotë se shkolla nuk mund të mësojë talentin, gjenialitetin, e të tjera si këto, por ajo që mund të bëj një pedagog nisur nga eksperiencat dhe përvoja, është të ndajë eksperiencat e tij dhe të ndërtojë modele, ose korniza, bazuar në këto eksperienca, ku një rrugëtim i tillë praktik të ndahet në hapa të vegjël e ku procesi të mekanizohet dhe automatizohet sa më shumë duke u bërë i thjeshte dhe i asimilueshëm nga të gjithë.

Ervin Anastasi ka mbaruar studimet për degën inxhinieri elektronike drejtimi kompjuter, ne te cilin ka punuar dhe pjesën me te madhe te kohës dhe kjo është një periudhe relativisht e gjatë qe nga vitet kur frekuentonte shkollën e deri para 3 vjetësh kur zgjodha te provoja diçka te re dhe kështu u bëra pjese e stafit akademik të KPT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje