Ka pasur në Shqipëri ambiente ku keqtrajtoheshin njerëz? Fatos Klosi zbulon detajet, tregon si do i përgjigjej një ftese nga Haga

8 Tetor 2020, 09:16Kronika TEMA

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Fatos Klosi ka lënë të nënkuptohet që ekziston mundësia që edhe ai të ftohet për t’u pyetur nga gjykata speciale në Hagë.

Ish-Kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi deklaroi në një intervistën ekskluzive se nëse thirret nga Gjykata Speciale e Hagës është i gatshëm te shkojë, edhe pse thotë se nuk ka asgjë për të cilën i duhet të mbrohet.

I pyetur për kampet apo ambientet për të cilat është aluduar se kanë funksionuar në territorin shqiptar si vende në të cilat keqtrajtoheshin persona të ndryshëm, Klosi u shpreh se nuk ka patur asnjë informacion të tillë dhe vështirë të kenë ekzistuar ato asokohe.

Sipas tij nuk mund të quhen kampe disa dhoma që ndoshta mund të jenë përdorur për të marrë në pyetje dikë që mund të ishte i dyshuar.

“Janë ftuar në Hagë si të më ftonin dhe mua, me pretendimin se unë di ca gjëra, më shumë se të tjerë, mund të më ftonin edhe mua dhe të më pyesnin”, thotë Klosi.

2 komente në “Ka pasur në Shqipëri ambiente ku keqtrajtoheshin njerëz? Fatos Klosi zbulon detajet, tregon si do i përgjigjej një ftese nga Haga”

  1. Ani says:

    Idiot i lindur…si mund te thuash kane ekzistuar ca kaushe…o trap…po nga e di ti

  2. Lale Klosi says:

    Atehere kur i hyne ne dru ketij njeriu u revoltova, por tani qe e shoh prej kaq vitesh neper ekrane dhe nuk le rast pa u treguar “kompetet”, nderkohe qe duhet te heshte, them se ia paskan bere mire. Edhe nje dru tjeter e meriton, per koketrashesi, kete here!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje