Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta kthente mbrapsht ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në fjalën e tij, Meta i ftuar në “Opinion”, tha se po të ishte për të nuk do ta kthente pas për rishqyrtim pasi opozita kishte votat dhe do ta kalonte herën e dytë.
Pjese nga biseda:
Pyetje: Ju, keni deklaruar që do ta ktheni votimin e Kodin nga Parlament.
Presidenti Meta: Unë, me thënë të drejtën nuk do të doja ta ktheja mbrapsht, më duket si një veprim burokratik që, ktheje dhe ata e votojnë prapë.
Pyetje: Kështu tha zoti Balla, që të na i ktheje se ne, do e votojmë prapë
Presidenti Meta: Mua më duket si veprim burokratik, pse ta ktheje unë kot! Kur ata, e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshtim me të gjitha normat e OSBE-së, ODIHR-it, të Venecias, të Keshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.
Pyetje: Pra, nuk do ta ktheni?
Presidenti Meta: Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian
Pyetje: Po, që ka pjesën më të madhe të partive në pushtet
Presidenti Meta: Partia Popullore Europiane tha: I bëjmë thirrje ku është një akt që pengon qartë integrimin evropian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të reflektojnë. Unë në këto kushte jam i detyruar.