Kryetari i PD Lulzim Basha ishte në Lushnje sot ku takoi biznesmenë që treguan problemet sa i takon subvencionimeve për fermerët, çmimin e naftës dhe rryshfetet.
Lideri i demokratëve tha se plani i PD e ‘godet’ në zemër problemin dhe premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, do të luftohen monopolet dhe evazioni, do ulet çmimi i naftës, dhe do rritet cilësia e saj.
Fermeri: Kam hasur shumë vështirësi në këto 4 vjet që kur hapa biznesin jam luftuar nga kjo qeveri shumë. se dikush tjetër që është bashkë me qeverinë që investon nga 8 mln euro, e ka lisho rrugën hapur. Merr nga AZHBR 8 mln euro, 3 mln investohen se 5 mln zhduken. Problem me naftën, në Maqedoni i del kosto 1 mijë lekë, si është 1600 lekë këtu, më rrit koston. Goditje mbas goditjesh, në fushatë e ndihmojnë, se marrin miliona euro. Kur më thanë se do vijë kryetari Basha këtu, mendova dhe falimentimin tim për 6 muaj, thashë okej, do rri dhe pa punë.
Basha: Askush s’ka për të punuar në Shqipëri po nuk i dhamë fund të keqes. Plani jonë për ekonominë s’realizohet po si dhamë mbështetjen totale bujqësisë, ti më konfirmove ato që unë kam 5-6 vjet që i dëgjoj, këto subvencione i marrin pikat e grumbullimit thonë fermerët, s’je i pari , me dhjetra të tillë në gjithë Shqipërinë më thonë këtë, u japin 8, 5 i fusin në xhep.
Nafta sa të shkon në muaj?
Fermeri: 5 ton naftë, është kosto e madhe
Basha: Tre gjëra që më the, po të them se pas 6 muajsh pas largimit të qeverisë me cdo kusht, subvencionet, i drejtojme mbështetje direkte për fermerët 100 mln euro, do investojmë dhe ne infrastrukturë 50 mln euro në vit. E dyta me naftën, sot në Shqipëri më e shtrenjta në rajon, ndërkohë fuqia jonë blerëse dhjetra herë më e vogël se Gjermania, ajo 240 lekë taksë që e shtoi, hapi i parë që do hidhet eleminimi i kësaj takse.
Cilësia e naftës, ti e di që përzihet, shkatërron automjetet, do marrim masa brenda 100 ditëve të para të marrë fund abuzimi me cilësinë e naftës.
Të siguroj që ndërkohë do ulim cmimin e naftës, do rivendosim cilësinë, prapë do i shtojmë arkës 50 mln euro në vit duke luftuar evazionin, me këto do kemi shumë më shumë para duke u ardhur në ndihmë fermerëve.
Këto plane do vihen menjëherë në veprim, sic e the vetë këto janë muajt e fundit të së keqes, rëndësi ka të jemi bashkë e ta kuptojnë edhe ata të rinjtë atje. Do dy- tre fishosh mundësitë për të punësuar me këto masa.Plani jonë godet në zemër të problemit.
Kur te hipi gomari ne maje te fikut,do hame rrush.
nuk thone kot,kush ka miq,ha fiq.
Ne PD eshte ndrysh,kush ka fiq,ha miq
PS:u poqen fiqte Xhinooo ?