Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka dhënë sinjale të forta se Greqia shpejt do ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku u prit nga homologia e tij, Meliza Haradinaj, Dendias ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës për njohje, por e vendosjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Ne jemi fqinjë dhe shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor. Nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve”.
“Dendias vjen me një mesazh shumë të mirë që marrëdhëniet tona po thellohen, jo vetëm në drejtimin e integrimit evropian, por edhe në drejtimin e thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”.
Ministri Dendias ka zhvilluar një takime të ndara edhe me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryetaren e parlamentit, Vjosa Osmanin, si dhe Ministren e Jashtme Meliza Haradinaj.
Pas takimeve nuk ka pasur deklarata për media. Nëpërmjet një komunikate për mediat, zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre dy vendeve.
Kosova e cilëson të rëndësishëm rolin përkrahës të Greqisë ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATOs, organizata këto për të cilat aspiron Kosova. Në takim u tha të jetë diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Dulla paska mare mbeshtetje te forta nga homo-logu grek per njohje de-fuck-to tu Kosovs*.
Po po, te fjala e grekut te mbahet Kosova.
Do e kuptojne shume shpejto (nese nuk e dine) se cfare mashtruesash jane greket dhe se sa shume e perkrahin ata faktorin Shqiptar. Apo me mire te them se sa shume e luftojne greket faktorin Shqiptar.
Fuck greece. Shtet fallco.
nqs Greqia e njeh Kosoven,kete e ben sepse e detyrojne,si çeshtja e emrit te Maqedonise..plus qe vellezerit e tyre(serbe)vijojne politika bashkepunimi qofte ekonomike apo ushtarake me Turqine..
sidoqofte,Greqia si ta njohe si te mos e njohe Kosoven nuk ka asnje vlere,ose me thene eshte sa per numer
Ne te “vertete” Dulla e ka siguruar ket Niko-lausin se Kosova do te mbaje qendrim neutral ne rast te nje konflikti Athine-Ankara, me kusht qe te njihet pavarsia e Kosoves.
“Ruaju nga greket kur vijne me dhurata!” – Homeri. Kujdes se çfare kerkojne se te bie rende kafja e tyre, siç i ra Petro Ninit.
Serbia bashkpunon me Turqin .?!! Ta tregoj une ty Vucic , do njohe Kosoven . Dacic-Dhendhia 1 me 1 .