Një tjetër person është arrestuar në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.
Bëhet fjalë për Rrok Pepajn, babain e autorit të dyshuar për vrasjen e Klement Pepaj e Vilson Çutaj, Danjel Pepaj.
Ditën e djeshme, pas 5 ditë kërkimesh, u gjetën të vrarë Klement Pepaj e Vilson Çutaj, të cilët dyshohet se janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj pas një sherri për parcelat me kanabis.
Po ashtu mësohet se ka qenë babai i tij ai që e ka çuar policinë në parcelat me kanabis, ndërsa kjo e fundit pas hetimeve ka arrestuar të moshuarin.