Në qoftë se jeni duke kërkuar ishujt e dashurisë, ku ndjesitë, peizazhi madje dhe flora që i karakterizon shkojnë në harmoni me epshin dhe pasionin e dhuruar nga Kupidi, mos kërkoni larg.
Nuk bëhet fjalë për Karaibet, ose ishujt e Oqeanisë. Sipas një numri gjithmonë e më të madh turistësh elitarë, në kërkim të përhershëm të emocioneve të forta, ky vend nuk është aspak mitik por ekziston në Mesdhe. Janë ishujt e Strombolit dhe Filikudit, në arkipelagun italian të Eolieve, ishuj që i përkasin një tjetër ishulli po aq të mahnitshëm, Sicilisë.
Edhe pse tradita “afrodiaziake” e ishujve sipas banorëve është e njohur qysh nga koha e qytetërimeve greke, romake dhe arabe që kanë pushtuar këto zona, vetëm vitet e fundit fama ka kaluar vendin dhe është përhapur në Europë dhe më gjerë.
Gjithçka në këtë arkipelag flet për pasionin dhe dashurinë. Deti i kaltër, koha e mahnitshme për pjesë të mirë të vitit, ushqimi i shijshëm mesdhetar. Por edhe fenomene tejet të forta, si shpërthimet e shumta të vullkaneve ende aktive që karakterizojnë ishuj si Stromboli, dhe që ndihen pothuajse çdo ditë.
Sipas banorëve, edhe këto lëkundje dhe shpërthime krijojnë atmosferën e duhur tek dhjetëra çiftet që paguajnë çdo ditë çmime të kripura për të vizituar bukuritë e ishujve me varkë dhe me jahte, sipas xhepit, por edhe në kërkim të guvave të shumta, të fshehura nga sy kurioze, ku mund të shijojnë privatësinë e tyre.
Disa nga këto site janë tashmë legjendare, si La Canna në ishullin Filikudi, një shkëmb gjigant, me forma padyshim sensuale, ku veçanërisht gratë tentojnë të shkojnë për t’i uruar vetes fertilitetin e dëshiruar, ose thjesht disa pushme plot surpriza të këndshme.
Disa nga këto surpriza vijnë edhe nga bimët që rrethojnë kudo ishujt. Bëhet fjalë për njëlloj jazemini, i njohur si cestrum nocturnum, aroma e së cilës sipas banorëve lokal ka fuqi çudibërëse tek të dashuruarit.
Zoti Mero ;Ishulli me fantastik sot ne Mesdhe do te ishte ishulli Shqiptare i Sazanit,ne qofte se Rama do te pranonte tu jepej ne vitin 2014 ,bisnesmeneve Amerikane te Kazinove te Las Vegasit,dhe ku nje oficer i vjeter i ishullit tregoje ne ekranet e tv shqiptare projektin me Kazinote me te bukura ne bote ,dhe ne qofte se ishulli do te jepej Amerikaneve, sot Shqiptaret do te jetonin si gjithe popujt e tjere te Europes,me shtet,me dinjitet ,me pune me paga shume te mira ,dhe te sigurte se nuk do ti kercenonte askush,pasi mbas investimit ne ishull, ishte dhe nje plan Marshall per Shqiperine dhe shqiptaret dhe ku dihet se, makineria Amerikane do e kishte perfunduar shume shpejt Shqiperine,pasi Shqiperia eshte nje vend i vogel.Pyete zoti Mero Ramen,perse nuk e dha ishullin dhe nuk pranoje planin Marshall.Kjo kerkese per ishullin per te njejtin investim dhe per planin Marshall eshte bere me sa me kujtohet edhe ne vitet 1991 ,1992,por eshte nje e njejta dinakeri kunder shqiptareve ,pra aresyea e mosdhenies,kuptohet lehte.