Koreja e Veriut nxjerr sërish "dhëmbët", demonstron një raketë të re balistike ndërkontinentale

10 Tetor 2020, 17:32Bota TEMA

Koreja e Veriut demonstroi gjatë një parade ushtarake një raketë të re balistike ndërkontinentale.

Analistët thanë se raketa, e cila u shfaq në një automjet transporti me 11 boshte, do të ishte një nga më të mëdhatë në botë në kategorinë e raketave ndërkontinentale të lëvizshme, nëse vihet në përdorim.

Parada e pashembullt, e mbajtur në orët e para të mëngjesit ishte organizuar me rastin 75-vjetorit të Partisë së Punëtorëve në pushtet.

Është hera e parë që Koreja e Veriut paraqet raketa balistike që kur udhëheqësi i saj filloi takimet me udhëheqësit ndërkombëtarë, duke përfshirë Presidentin e SHBA Donald Trump, në vitin 2018.

Ai tha se vendi do të vazhdojë të rrisë fuqinë e mbrojtjes kombëtare dhe mjetet vetmbrojtëse për parandalimin e luftës, por nuk përmendi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara ose bisedimet e denuklearizimit që tani janë bllokuar.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane e quajti shfaqjen e raketës balistike ndërkontinentale “zhgënjyese” dhe i bëri thirrje Phenianit të negociojë për arritjen e një denuklearizimi të plotë.

1 komente në “Koreja e Veriut nxjerr sërish “dhëmbët”, demonstron një raketë të re balistike ndërkontinentale”

  1. nga vendi josovran says:

    të paktën nuk i puth bythën të tjerve kur merr vendime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje