Serbi, stërvitje me dronë kinezë dhe avionë rusë

10 Tetor 2020, 22:15Rajoni TEMA

Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qitje të shtunën në Pester, një zonë e vetmuar stërvitjesh në Serbinë perëndimore, ndërsa në qiell fluturonin dronët ushtarakë kinezë.

Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe personalitete të tjera.

Gjatë stërvitjeve u nënvizuan lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën.

Vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërkohë që kërkon dominim në Ballkanin Perëndimor.

Buxheti i tij ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe 2019, që është 43% më shumë se në 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përbënin rreth 2.4 përqind të produktit të brendshëm të përgjithshëm.

“Jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të nisim ndonjë konflikt”, u tha zoti Vuçiç gazetarëve pas stërvitjes.

Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë kinezë CH-92A, dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor.

Pekini e sheh Serbinë si pjesë të nismës “Një Brez Një Rrugë”, që synon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për kompanitë kineze që kanë investuar miliarda euro, kryesisht kredi të buta, për projekte të infrastrukturës dhe energjisë.

Për stërvitjen e së shtunës, ushtria serbe dislokoi atje 40 avionë, rreth 150 automjete, përfshirë tanke dhe transportues të blinduar si dhe rreth 2’800 trupa.

Ushtria serbe përdor kryesisht teknologji ish-sovjetike, por vitet e fundit Beogradi ka blerë avionë luftarakë MiG-29 dhe armë të tjera nga Rusia, përfshirë helikopterë Mi-35 dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Pancir, që u demonstrua të shtunën.

Serbia, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shpalli neutralitetin ushtarak në vitin 2006. Ajo iu bashkua Programit të NATO-s Partneritet për Paqe, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën perëndimore të mbrojtjes.

7 komente në “Serbi, stërvitje me dronë kinezë dhe avionë rusë”

  1. Prostituta Kombetare Sali says:

    Nave Na jena ne OKB!

  2. George says:

    Titulli per mua eshte: Serbi, stervitje me armatime ruse e kineze per t’u rikthyer ne Kosove.

  3. Albanian till I die says:

    Serbia armatoset deri ne dhembe, ne fleme gjume…Ku je Enver Hoxha se tani i duhesh ketij populli me shume se kurre…

  4. lani says:

    Heu! Po nqs do na duhet te perplasemi me keta ndonje dite me cfare do luftojme ne? Se arme per tu bere balle ketyre deri tani nuk kemi apo jo?

  5. Fazllic says:

    Serbi kurva e Ballkanit e dredh edhe me Ameriken edhe rusin.

  6. J-32 says:

    E ka fajin BE-ja me në krye francezët bq që lënë të armatoset shtetin hibrid rus të Ballkanit . Shtetin më agresiv dhe dhunues të evropës që e tregoi veten për 25 vite me radhë dhe në luftën e parë botërore .
    Shtet neutral posi…

  7. Vlora 9 says:

    Kurse ne perdite ne TV degjojme qe Enver Hoxha e bunkerizoi dhe armatosi vendin per nje lufte qe nuk erdhi kurre. Berisha, Meta, Basha e Rama te jeni te sigurt se ne rast lufte do ja mbathi si Ahmet Zogu te cilit edhe I bene permendore. Sa per Enver Hoxhes ai ishte burreshtetasi I fundit I ketij kombi, pas tij nuk do te kete me te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje