ANALIZA: A do na shpëtojë nga koronavirusi “imuniteti i tufës”?

11 Tetor 2020, 12:25Bota TEMA

Ashtu si vetë virusi Covid-19, ideja e imunitetit të tufës është rikthyer sërish në jetën publike. Fillimisht u shpall si një mënyrë për të mbajtur pandeminë – duke lejuar që të ndodhin një numër i mjaftueshëm i infeksioneve dhe kështu të zvogëlohet numri i transmetimit të virusit. Sëmundja do të ndalonte së përhapuri, u argumentua.

Nocioni ra shpejt, kur studiuesit theksuan numrin e lartë të vdekjeve që do të duhej të ndodhte  në Mbretërinë e Bashkuar para se të arrihej imuniteti i tufës. Sidoqoftë, ideja tani është kthyer sërish.

Sipas nënshkruesve të Deklaratës së Madhe Barrington e cila u botua javën e kaluar, tani është koha për të hequr kufizimet e bllokimit për pjesën më të madhe të shoqërisë dhe për të lejuar që popullata të vazhdojë jetën e tyre duke mbrojtur ende të prekshmit dhe të moshuarit. Imuniteti i tufës do të ndërtohej dhe së shpejti pandemia e Covid-19 do të zhdukej.

Por a është me të vërtetë imuniteti i tufës një ilaç, koha e të cilit ka ardhur? A mund ta heqë mallkimin e Covid nga bota?

Siç tregojnë studimet, vetëm 8% ose më shumë e popullsisë britanike është infektuar me virusin Covid-19. “Për të arritur imunitetin e tufës do të na duhej që infektimi të arrinte rreth 70%,” tha Sir Robert Lechler, president i Akademisë së Shkencave Mjekësore. “Jo vetëm që jemi larg kësaj, por tani e dimë që imuniteti ndaj Covid-19 zvogëlohet me kalimin e kohës dhe se njerëzit mund të infektohen përsëri me virusin.”

Niveli 60 deri në 70%, në një përpjekje për të arritur imunitetin e tufës, do të kishte pasoja shkatërruese, thonë shkencëtarët. Edhe pse kjo do të ndalonte së përhapuri pandeminë, shumë njerëz do të humbnin jetën dhe ekonomia do të shkatërrohej, bashkë me sistemin shëndetësor.(SCAN)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje