Greqi, shqiptari vret të dashurën ukrainase dhe bashkëshortin e saj biznesmen në Mykonos! Çifti u gjet i zhveshur dhe i mbuluar në gjak

11 Tetor 2020, 22:24Kronika TEMA

Një shqiptar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka kryer një krim të dyfishtë në Mykonos, që ka alarmuar të gjithë ishullin. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë, e cilësuar si e llojit ‘thriller’ është zbuluar nga fqinjët e dy viktimave, të cilët kishin parë se nga dera e tyre, rridhte gjak.

Fillimisht, shqiptari, mësohet se ka hedhur në erë me eksploziv makinën e gruas ukrainase, e cila ishte e martuar me një biznesmen nga Mykonos, por që dyshohet se ka pasur lidhje jashtëmartesore me autorin.

Në momentin që u raportua shpërthimi i mjetit, policia erdhi të kërkonte 45-vjeçaren, por fqinjët e viktimës dhanë alarmin.

Ata u shprehën para efektivëve se nga dera e gruas, që jetonte bashkë me biznesmenin dhe njiheshin sit ë pasur në zonë, rridhte gjak.

Policia hyri brenda banesës dhe çifti ishte i shtrirë në tokë, i mbuluar në gjak. Në trupat e tyre nga këqyrja paraprake vëreheshin shenja dhune dhe ishin plotësisht të zhveshur.

Autor, dyshohet se është shqiptari i shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Dyshja e ndjerë, kishin edhe një vajzë, 20 vjeçe.

4 komente në “Greqi, shqiptari vret të dashurën ukrainase dhe bashkëshortin e saj biznesmen në Mykonos! Çifti u gjet i zhveshur dhe i mbuluar në gjak”

  1. ABC KORCA says:

    Asgje e re…. ra ne pidh e kujtoje se i takon vetem shqipos… toke e xhanun

  2. Aaaaa says:

    Perkthejini mire lajmet o ju dhjefsha perkthyesit
    Ka qene e martuar me nje biznesmen nga Mykonos Ai qe u gjend I vrare ishte farmacist I lagjes. Dyshohet se vrasesi eshte ish I dashuri ukrainas. Ku gjetet shqiptarin I u dhjefsha perkthyesit.

    1. Timi says:

      Haaa kjo ishte e bukur. Dmth te dhjevsha lajmin, mashtrim komplet !!!

  3. Ledio says:

    Po te jete keshtu sic thua ti Aaaa nuk eshte problem perkthimi por dicka me e thelle, qe andej nga anet tona i thone keqdashje ose perdhunim i fakteve. Ndjese te 2 qe iken ne kete menyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje