Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, pasi një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur babë e bir, përkatësisht shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, atje ku ndodhen “5 heronjtë e Vigut”.
Deklarata e policisë për ngjarjen:
“Më datë 11.10.2020, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xh. H., i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore
Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit”, njofton policia.
(TemA)
ku bahet prezent Ilir Meta menjiheran kandoshin sherre e vrasje
Sherim te mbare ketyre dy personave!
=
Lene Ilir Meten , floririn e Rames, o shqypo!
=
1- At e bir udhetojne ne makinene policise se shtetit…kjo eshte normale ne Albanistanin e Leshit
2.behet fjale per nga malesia …si e gjithe shqiperia e Leshit
3- tju mbrroje zoti se shteti eshte i Leshit…..
Ne asnje shtet evropian nuk hypin familjare ne makinat e sherbimit te policise sepse shkarkohet direkt nga detyra dhe shkon per ndjekje penale duke i vene vulen shancit per te punuar ne administrate shteterore.Kete duhet te shikoje ministri eprori kryetari i bashkise dhe jo se u plagos.Ne detyre ushtarake ndodh dhe qe plagosesh po jo te shetisesh familjaret me makine.Ky eshte abuzues me taksat e popullit e duhet te perjashtohet nga puna.