Marrëveshja: Njësi e Përbashkët Policore SHBA-Shqipëri për luftën kundër krimit, mashtrimit e korrupsionit

9 Tetor 2020, 19:25Kronika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se ditën e sotme shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Karen Rilew dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për të themeluar zyrtarisht Njësinë e Përbashkët Policore SHBA-Shqipëri. Kjo njësi do të luftojë mashtrimet me vizat, pashaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit, si dhe do të hetojë krime në interesin e përbashkët.

Postimi i Ambasadës amerikane:

Sot, Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Karen Rileë dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi për të themeluar zyrtarisht Njësinë e Përbashkët Policore SHBA-Shqipëri, e cila do të luftojë mashtrimet me vizat, pashaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit, si dhe do të hetojë krime në interesin e përbashkët.

Kjo njësi, e përbërë nga hetues me përvojë nga Policia e Shtetit, do të punojë ngushtë me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, dhe do të marrë rroga, pajisje teknike dhe hetimi, automjete, kompjutera, telefonë, dhe pajisje të tjera komunikimi, trajnim dhe mbështetje të tjera nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

8 komente në “Marrëveshja: Njësi e Përbashkët Policore SHBA-Shqipëri për luftën kundër krimit, mashtrimit e korrupsionit”

  1. Ladi says:

    Shume mire, por beni nje marreveshje me te gjere, me te thelle, me më shume fusha bashkpunimi.., kemi nevoje per USA-an..

  2. Koli says:

    Po Gjirin e Lalzit kur do ta rrethoni se atje eshte MoMa e korrupsionit?

  3. Petrela says:

    Dhe do paguhet nga departamenti drejtesise ?? dhe byroja hetimit.

  4. Kuq e zi says:

    Une propozoj nje periudhe 50 vjecare qe drejtsia ti kaloi 100% shba-ve vetem kjo do mbillte besim ne popull se shqiperia behet

  5. Roberto says:

    Tani do e kene pisk punen keta horrat e Saliut.Nuk ka me qofte te daja. Deti do bythe te kalohet dhe nuk behet me kos si dikur. Daci ju ka rene vertet disa here ne kos ketyre llumrave por kur ta hane koken e dacit brenda atehere do e shohim se si do fryhen dhe do thone se jam nga Cepani 1000m mbi nivelin e detit.

  6. Edi. NYC/USA says:

    NICE MOVE, I LIKE IT AHHHAAAA……
    God speed!

  7. Skrapari says:

    Keshtu sic e ka nisur U.S.A , ka rrezik Likja te kthehet prape ne Cepan . Mesoji Monikes te mjele lopen , se do ti duhet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje