Operacioni Forca e Ligjit, u ndal sot në Shkodër, Vlorë dhe Durrës, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Aleksandër Sinanaj, Aldo Saka, Aurel Laçku, Halil Hoti dhe Aleksandër Lazri.
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Aleksandër Sinanaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
Aldo Saka banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aurel Laçku banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Halil Hoti banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aleksandër Lazri banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.”- njofton policia. (TemA)
OFL mos ti vije rrotull por sa me shpejt ne gjirin e llezit, atje ku jane mafiozet kryesore te vertete, koka e mafies. Nuk duhet te vonohet drejtesia ndaj ketyre hajduteve e krimineleve.
Ju si gazete,keni info,se si eshte ecuria e pasdeklarimeve,si procedohet sa eshte arritur deri tani! Sa jane penalizuar,tjetersuar etj.Veshtiresia duket te numri i madh iqe artikulohen cdo dite…