Gjyqtarja Manjola Xhaxho, ose bija e rilindur e sistemit që nuk ndryshon

12 Tetor 2020, 18:58Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Dje gazetari Karlo Bolino botoi një histori vetjake që kishte lidhje me një padi gjyqësore që ai ka ngritur ndaj Çlirim Gjatës, sekretar për çështjet juridike në PD, për shpifje dhe fyerje. (Shih «Shpifi dhe fshihet, kush e njofton Çlirim Gjatën që gjykata po e kërkon prej 15 muajsh?!» -Shqiptarja.com, TemA).

Të kuptohemi drejt, sistemi ynë i drejtësisë është në kolaps edhe për shkak të reformës në drejtësi e cila ka nisur prej disa vjetësh dhe ende nuk po arrin në fund. Nuk kam ndërmend të përmend as shkaqet as të merrem me faktorët që po e ngadalësojnë, në mos po e sabotojnë, implementimin e kësaj reformeje madhore. E kam fjalën diku tjetër.

Ajo që tregon Karlo Bolino në shkrimin e tij është shumë domethënëse për një arsye tjetër.

Po çfarë ka ndodhur konkretisht ?

Gjyqtarja Manjola Xhaxho prej 15 muajsh nuk e gjen dot se ku jeton dhe ku ndodhet i padituri prej Bolinos. Në të gjitha adresat që i jep pala e interesuar për zhvillimin e këtij gjyqi, gjykata dhe përkatësisht gjyqtarja Manjola Xhaxho, nuk arrin ta gjejë zotin Çlirim Gjata dhe gjyqi nuk zhvillohet. Ajo nuk pranon të presë as avokatin e palës paditëse dhe prej 15 muajsh nuk zhvillon asnjë seancë sepse zoti Çlirim Gjata sipas gjyqtares Manjola Xhaxho nuk ekziston, është një emër fantazmë, gjithnjë sipas saj.

Zonja Xhaxho paska kaluar edhe procesin e vetingut dhe sikundër thotë në shkrimin e tij zoti Bolino ajo është përfaqësuesja e drejtësisë së re. Pra, një gjyqtare që me arrogancën e pastërtisë së figurës dhe rivlerësimit të saj, nis dhe ndërton një profil tjetër.

Këtej e tutje, sipas kësaj gjyqtareje, që qenka vlerësuar si e pastër nga procesi i vetingut, ne, qytetarët e thjeshtë, duhet të trembemi dhe të dorëzohemi sepse te kjo kategori gjyqtarësh nuk është shuar ndjenja e arrogancës alla shqiptare. Unë nuk e njoh dhe nuk dua ta njoh këtë gjyqtare. Nuk i di arsyet se përse ajo e ka fshirë nga lista e personave që jetojnë në një lagje apo në një vend në Tiranë z. Gjata. Ajo që më frikëson në këtë histori është trimëria e kësaj gjyqtareje që tani i jep të drejtë vetes edhe të fshijë njerëz nga defteri i gjendjes civile, bash atëhere kur ata janë edhe kandidatë për deputetë apo edhe kur ata shfaqen përditë në ekranet e tv-ve.

Po sot, një gjyqtyre tjetër me mbiemrin Vlora, raportohej se kishte pasuri marramendëse sipas deklarimit të pasurisë në ILKPD. Ajo mesa duket nuk do t’i shpëtojë dot vetingut.

Mirëpo, vetingut i ka shpëtuar Manjola Xhaxho e përsëri shqiptarët nuk gjejnë dot drejtësi. Pra, të mendosh që botuesi i njohur, gazetar i nderuar, me mundësi që ta bëjë publik rastin e tij dhe përsëri nëpërkëmbet dhe me arrogancën e asaj që ka fituar vetingun, nuk pyet më për ligjin, sepse sipas mendësisë shqiptare tani ligji është Manjola.

Ky rasti i Manjola Xhaxhos është parathënia e trishtë se drejtësia shqiptare nuk mund të shëndoshet nga asnjë reformë. Më së pari drejtësia është çështje kulture e një populli, është traditë dhe histori. Cilin model ka ndjekur Manjola që të bëhet një gjyqtare e denjë për të dhënë drejtësi ? Modelet që i ka ofruar deri tani shoqëria shqiptare dhe kultura jonë janë modelet e gjyqtarit apo punonjësit të drejtësisë që pasi ulet në karrigen e tij mendon si të bëjë lekë, si të shesë drejtësi dhe tw jetw në garë me kolegët jo për të shtuar famën si hero i drjetësisë, por si hero i përfitimit. Manjola Xhaxho nuk ka faj. Ajo po na tregon se reformimi i drejtësisë shqiptare nuk është thjesht çështje vetingu. Ky shembull periferik, pra për një problem në dukje jo të thellë, thjesht padi për një shpifje e fyerje dhe një gjyqtare e zhduk të paditurin.

Mendoni se çfarë është bërë në këtë vend me çështje të nxehta si vrasje, drogë, korrupsion, prona. Gjyqtarja Manjola Xhaxho me këtë rast na bëri esëll. Ajo na tregoi se edhe drejtësia e re do të jetë një drejtësi shqiptare, pa traditë, pa modele që të lartësojnë ëngjëjt tanë mbrojtës, do të jetë një drejtësi që do të shtillet me arrogancën e atyre që kanë dalë ta pastër nga vetingu dhe këtë pastërti do të përdorin nesër si dëshmi për të legjitimuar arrogancën e tyre që mbështetet në dhënien e drjtësisë jo sipas ligjit, por sipas klisheve dhe stereotipive të kodit shqiptar të lidhjes me fisin, partinë, tarafin dhe gjithçka që përbën kontekstin e kalbur të shoqërisë shqiptare.

(TemA)

35 komente në “Gjyqtarja Manjola Xhaxho, ose bija e rilindur e sistemit që nuk ndryshon”

  1. Kalec Dega says:

    pirdh , pirdh…pse cfare kujtove ti..se u be “veting”…vetingu i Rames , Metes apo Rucit, lol!
    =
    eshte qelbur koka, ti kerkon pesh…, lol!

    1. Yt says:

      Dhurata berishjane ka rrenje….duhen shkulur keta bastarde…dhe likja thote aman kushtetun…

  2. Ilirjan says:

    Pata komentuar ne artikullin e Bollinos ne lidhje me Xhaxhon. Ky ishte fakti me rrenqethes te ai artikull. Nje gjyqtare qe, papritur, pajtohet me faktin e mosgjetjes se Gjatajt!!! E para qe te vjen ne mendje eshte se ata jane miq, dhe Clirimi ka levizur telat me Xhaxhon per te mos u gjetur, me shprese gjersa te behet deputet, me imunitet. Kjo eshte kaplloqja e shqipove avoketer, gjykates e prokurore Plepash e… Shelgjesh… TURP TURP TURP! Te rishihet figura e XHAXHOS nga organet e reja te drejtesise. Do te duhej te mbahej nen vezhgim. Une kete do te beja te paren, si dhe gjetjen e vrimes se miut ku eshte strukur brejtesi gjata.

    1. kumlla says:

      Te rishihet figura e Xhaxhos se nuk i shkon mbas fijes Bollinos?! Bahhh!!!
      Jo po hajde e shkrijme KPK fare, se ata nuk ditkan hic, kurse keta te dy te thajne…

  3. Www says:

    Artukull i shkruar tu pi kafe.
    Gazecar i menderuar, ç’të kushton të kontaktosh gjyqtaren, të shohësh procesin e vettinght të saj, e pastaj edhe të shkruash për të?
    Kështu veprojnë gazetarët, gazecar i menderuar.

    1. Www says:

      Www, Dmth ti ose je gjyqtarja ne fjale ose vete gjata ose te djeg se mund te kesh te njejtat probleme,
      www shko pirdhu,

      1. Ilirjan says:

        Tamam shko Pirdhu…!!

    2. Shenjestra says:

      WWW,te jesh i bindur se Manjola Xhaxho,ka fituar aksidentalisht vetingun dhe pa asnje merit.Ajo ka penetruar dhe ka kaluar vetingun kot fare dhe nuk e meriton te jete ne armaten e drejtesise.Ajo,jo se nuk e gjen dot Clirim Gjaten,por nuk do qe ta gjej se jane koleg dhe e dyta ka mar para te madha nge injoranti Gjata.Ajo e zvarrit apstafat sa te behet deputet e pastaj ai mbrohet nga imuniteti.Kjo eshte e verteta.Manjola nuk duhet te jete asnje ore ne drejtesi dhe duhet perjashtuar me ceremoni.

  4. Yt says:

    Dhurata berishjane ka rrenje….duhen shkulur keta bastarde…dhe likja thote aman kushtetun…

  5. andrea says:

    Po normal qe Xhahxo do te dridhet nga nje laro si Cim Gjata dhe nuk ka frike nga qytetari Bolino. Keshtu eshte Shqiperia dhe shqiptaret jane me te fortin me ate qe leh dhe kercenon. Kujt ja mban te dale kunder ketyre morracakeve

  6. Maverick says:

    Plotësisht e drejtë Ilir!
    Kjo palo gjyqtare duhet paditur nga avokati i Bolinos në KLGJ dhe SPAK pa humbur as edhe 1 sek. Po bëhet gati viti dhe kjo vemje e ka pak shkarkimin.
    KALIMI VETTINGUT NUK TË JEP IMUNITET TË PËRJETSHËM PËR TË VJEDHUR!
    Shkarkimin dhe ndjekje penale!!!

  7. Trotski says:

    Gjeja me e mire eshte qe kjo Manjola ti nenshtrohet serish Vetingut apo te shqyrtohet Problemi ne KLGJ ,ne menyre qe te marrin mesim te gjithe zuzaret .Mos na e tresni Besimin dhe Shpresen qe kemi per Drejtesine e RE

    1. Bureto says:

      Nuk zgjidhet problemi duke rikthyer gjyqtarët apo prokurorët që kanë kaluar vetingun t’i rikthehen atij, por dhe ata që do të emërohen në sistem rishtas e në vijim. Reforma nuk do bëjë çudira. Dobësitë njerëzire do ekzistojnë sa të jetë jeta, po ashtu gabime nga gjyqtarët e prokurorët do bëhen dhe në të ardhmen. Me apo pa qëllim, për të tilla raste si ky rast flagrant, për më tepër kur ka dhe një denoncim publik, po në kuadrin e Reformës, u ngrit Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Sot e në vijim, është kopetenca e këtij organizmi që të merret me hetimin e shkeljeve, qoftë në procedurë si ky rast, qoftë në vendime gjyqësore apo hetimore, të gabuara, të neglizhuara, etj nga gjyqtarë apo prokurorë të ndryshëm në dëm të qytetarëve, bizneseve apo kujtdo tjetër, të procedojnë qoftë dhe kryesisht. Siç shihet ky rast është tepër flagrant dhe Inspektori i Lartë, duke filluar nga nesër, nuk duhet të bëjë indiferentin. Në përfundim të hetimit sidoql të rezultojë, duhet të bëjë dhe informimin e publikut, dhe kjo duhet të jetë rregull. Po nuk ndodhi kjo atëhere mund të themi me plot gojën se reformën në drejtësi e ka marrë lumi. Meqë kam qenë nga ata që kam besuar fort në reformimin e sistemit të drejtësisë, shpresoj të mos zhgënjehem.

  8. zalldardha dhe gjata says:

    edhe ti edhe b9l8no te drejte keni po ca do i bejne dhe ca do i beni ju ne dhe kushdo qofte kesaj rrace ashtu do bejne gjithmone..jo se kane frike nga politika..jo kane lidhjet e tyre klanore a grupazhi e intetesash
    .as iu rruhet se jane te pd eapp ps..thjesht nuk r rrujne dhe kanr hlla te lidhjrve..

  9. Arqile says:

    Bravo shkrim shume i mire.Nuk e di besoj s4 Bolino ka te drejte ti drejtohet KLD me kerlkese dhe mandej le te hapi gjyq tjeter per kete xhaxhon qe na paska kaluar vetingun .

  10. Illyria-Shqiperia says:

    Eh mor z. Gazetar! Nuk zhduket injoranca dhe fodullizmi ne kete vend shqipesh! Kësaj i duhet dhene nje mesim qe ta shohin te gjithe, shembullor.

  11. Shqiperine e mori saliu e i vu zjarr,shqipetar mos rri po duku says:

    Xhaxho e di se i biri kujt clirimi qe ka pushtuar pd e sigurimsave…
    Xhaxho e njeh rustem gjaten dhe sali berishen dhe i shkon shurra neper shale..
    Ne kete vend cfardo lloj vetingu te behet,po nuk u be revolucion ne politike,as ka per te ndryshuar gje.
    Shkruani dhe denonconi cfare te doni ju se saliu intrigon e kercenon,ilirhajduti tund kushtetuten e kercenon..

  12. Dajti says:

    More kjo gjyqtare i ka dhene besen pd-es dhe Sali Berishes,po keshilli i gjyqesor cfare bene,pse nuk e mer ne analize,dhe ne se ka shkelur ligjin te procedoj simbas kompetencave qe ka.

  13. Lani says:

    Gjyqtare qe ka pasur frike te vjedhe si shoqet e saj e le me te beje trimerira me ata te PD-se

  14. Roland says:

    Po , Iliri ka te drejte. Shume e trishte gjendja e ” Drejtesise ” tone edhe me ata gjygjtare qe kane kaluar vetingun. Jo kauze qe s’kane , por as frike, as cipe, as …..Jane te kalbur nga shpirti. Ndaj dhe Drejtesia jone vazhdon te qelbet ere.

  15. Ceni says:

    Vetingu pastron nje pjese te qelbit te drejtesise. Rasti ne fjale tregon se gjyqtaret pervec se lekist jane dhe te trembur. Drejtesia e re eshte sfid me vete. Proces i veshtire per nje vend ku ligjin e bejne te fortet e krimit dhe politikes.

  16. Patriot says:

    Duhet ti drejtohet ispektoriatit te larte te drejtesise. po me duket dhe ate e ka kapur rama. po behet nje vit ..dhe po merret vetem me nje gjyqtar…markelian kuqo. carlo bollino eshte perfitues direkt i rames. nuk e keni idene sa prona shterore po merr. eshte i shitur. rama e ka mik clirim gjaten…dhe keshtu kjo eshte thjesht loje. vetem Byroja kombetare e hetimit mund ti shfarose keta plehra. keta jane te gjithe bashke. Ps Pd Lsil= PPSh.

  17. !!!!! says:

    Nuk e meritoka vetingun gjyqtarja sepse nuk plotesoka kushtin “Bolino”!

  18. 0sumi says:

    Kesaj shikoi profilin dhe beji vleresimin….fytyre shimpaze….

  19. K says:

    Ka vetëm një zgjidhje, mos u merrni me shqiptarë, edhe kur janë veshur mirë dhe hiqen esnafë.

  20. drita says:

    SHKRIME SHUME I DREJTE ,POR NUK JAM DAKORT QE DREJTESIA ESHTE CESHTJE KULTURE E NJE POPULLI,..JO,DREJTESIA VENDOSET ME LIGJE,NESE NJE GJYQETARE NUK ZBATON LIGJIN SI NE RASTIN NE FJALE,DUHET DENIM I RREPT ,PSH,10 VJET BURG,KESHTU BEHET REGULLI DHE DREJTESIA ME DENIME TE PRERA DHE TE SHIKOJE PASTAJ E GJENTE DOTE GJATEN AJO APO JO…

  21. Ylli says:

    Drejtesia shqiptare nuk ka vuajtur nga gjyqtaret.
    Duket paradoks por keshtu eshte .
    Drejtesia ka vuajtur nga Politika , edhe populli ka vuajtur nga politika .
    Ne rastin konkret; Njera ane e peshores – Solemniteti i gjykimit nderpritet tek ftesa (FTUESI) . Politika = Ministri i Drejtesise(nepermjet kryetarit te gjykates – Kancelarit+Kryesekretarit ) ka ngarkuar nje person pa piken e integritetit qe eshte ftuesi gjyqesor .

    Nga ana tjeter e peshores Pushteti Lokal , shperdoroi fondet per percaktimin e adreses se sakte te 3 milion shqiptareve . Psh artikullshkruesi , mund te jape per vehte deri ne 3 adresa te sakta (!!!!) zyrtare ku mund te gjindet .

  22. Apel says:

    Mjafton ky fakt, qe te qerohet nga sistemi kjo qelbesire , qe zhduk shpresen dhe enderren e cdo shqipetari se do kemi nje drejtesi si gjithe vendet e botes.

  23. asd says:

    Ky mekanizem ka prodhuar gjithe krimin ne Shqiperi.
    Mosdhenia e drejtesise eshte motivi per ti zgjidhur gjerat vete.

  24. Vicidoli says:

    Pse nuk vepron inspektori i pergjithshem te zhduket Kjo qelbesire po unioni i fameshem i gazetarve ku asht,ku asht cakalli culeta

  25. Mimoza says:

    Bravo Ilir! Ky eshte reagim publik!
    Kete felliqesire gjyqtare e kam provuar une ne kurriz tim. Me ka sorollatur dy vjet dyerve te gjykates per nje çeshtje administrative ( largim nga puna) dhe me ka dhene nje vendim teper qesharak ne argumentime dhe te pabazuar ne ligj. Kjo pseudogjyqtare nuk eshte gje tjeter, veçse nje shembelltyre e arrogances, paaftesise
    dhe pafyryresise se drejtesise se vjeter, qe duam domosdoshmerisht ta largojme. Kush dreqin gjykoi dhe i dha fitoren e vetingut kesaj fytyre te keqe te drejtesise shqiptare, qe vetem drejtesi nuk bën. Ku e gjen forcen dhe autoritetin kjo gjyqtare te tallet me njerezit e ndershem, me gazetare e avokate dhe te mos bej drejtesi?!
    E pafalshme qe kjo gjyqtare te mos shkoje edhe njehere pas denoncimit te Bolinos, ne KLGJ dhe Spak. Ajo nuk ka vend ne Drejtesine Shqiptare!

  26. Dee says:

    Ju si gazetar pse nuk shkoni te protestoni para gjykates per kete gjygjtare, dhe shumica e njerezve do vine tju mbeshtesin per te larguar keto mostra te gjyqsorit?!.

  27. Abazi says:

    Ç’far fati paska Bolino me kete fytyre te gjyqsorit. Si puna e thesit, fut doren dhe kape ate qe sduhet!.

  28. ilir plera says:

    o ilir o plera e boles se bolinos. po lexo ligjin o kafshe. te paditurin nuk e gjen gjykata po paditesi. eshte paditesi qe duhet ti dergoje adresat e sakta gjykates. gjykata nuk gjen palet dhe nuk ka te drejte te gjeje adresat etyre. ato ia dergon paditesi me padi. kshu esht ligji. po kshu eshte kur e shet bythen tende te bolinja per pese leke o zagar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje