Rama 60 minuta bisedë me kancelaren Merkel: Mike e shkëlqyer që e njeh dhe e kupton Shqipërinë, ja temat për të cilat diskutuam

12 Tetor 2020, 16:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë virtuale me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Shefi i qeverisë ka postuar në rrjetin social Facebook disa nga detajet e këtij diskutimi.

Ndër të tjera ai shkruan:

Me kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

#DankeAngela?????#FaleminderitAngela”, nënvizon Rama. (TemA)

23 komente në “Rama 60 minuta bisedë me kancelaren Merkel: Mike e shkëlqyer që e njeh dhe e kupton Shqipërinë, ja temat për të cilat diskutuam”

  1. Lanabregesi says:

    Aman o Ram, leri nje cike vend Lulit te Saliut,se ngeli gjithe kohen me Mediun,Dash Rakine Nardin,Dule Idrizin ose Idriz Dulen,etj.

    1. Prof Dr Vete says:

      Mashtruesi numer nje i Albanstanit Al-ramani dhe bagetia qe ai udheheq…
      =
      Shqiperia pjese e Evropes ne 2025…pas Malit te Zi, Serbi-Kosove, Bosnje, Maqedoni.

    2. Berati says:

      69 minuta me Anxhelen 6 here u prisha. Ha ha ha

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Edvin Rama
        .
        60 min virtuall
        me Angjelen
        dhe u bane shend e ver
        po Sala asht kan 120min
        tete á tete,
        me Kotrrin Lalumjerr!

    3. Ilir says:

      Bobooo shihni tani liken kur ta dekoroje Merkelin!

  2. Timi says:

    Ku eshte Andi Bushati ku, ku eshte Sali krimineli ku, ku eshte hajduti president, ku se po hapnin fjalen qe Rama nuk takohet me me kokat e botes si Merkel-i. Hani mut tani dhe dekoroni per td 100 here heronjte.
    Hahaha! Rama me nje levizje te vetme ben nul gjithe gjithe perpjekjet e ketyre nulave per te erresuar gjithe punet e lavderueshme te bera nga Edi.

  3. ???????????????????? says:

    DANKE MUTTER !????????????????????????

  4. kujtimi says:

    Informo liken sa me shpejt se te shkarkoj. Si te bisdeosh ti me merkelin pa lejen e likes, turp. Mos e bej here tjeter kete gabim.

  5. xhoxhi says:

    Merkel është udhëheqëse e popullit të vet drejt të mirës dhe jo shkatëruese.Ajo ska vila e bunkera dhe e kemi parë duke psunisur vetë me karocë dhe jo me bodigarda.Ja ky është ndryshimi me ju të gjithëve.Katër mandate ka fituar dhe po futet fiton prap..Ju e keni mëndjen ne e vjedhura ajo tek përparimi i vëndit..

    1. xhemal says:

      me siguri anxhela jeton ne kasolle ?????..

      1. Ilirjan says:

        Ka me shume se nje dokumentar TV, qe jane trasmetuar nga TV gjermane, italiane, franceze. Merkel jeton ne nje apartament mese normal. Me te thjeshte se shume apartamente ne Tirane. Pa shume ironi gallate e humor folklorik… se na degjon Angela e i mbetet hatri.

  6. vlora says:

    Kjo eshte genjeshter.Saliu ka thene qe Ramen e kane izoluar te gjithe.Une Saliun e besoj se ai tani eshte ne prag te vdekjes dhe zakonin qe kishte per te genjyer dhe shpifur e ka hequr

  7. për popullin ! says:

    jepeni bisedën
    transparencë për popullin

  8. për popullin ! says:

    jepeni bisedën
    transparencë për popullin
    Merkelit ia jap votën

  9. për popullin !! says:

    jepeni bisedën
    transparencë për popullin
    Merkelit ia jap votën
    value “by association”

  10. treli says:

    Sikur ste priti asnje ne Gjermani?! E rende per nje KM ,akoma ma e rend per perfaqesuesin e OSBE. U ketheve te lojrat si gruaja e Bilalit.

  11. Anila says:

    Zonja Merkel nje grua e mrekullueshme, dinjitize, e mencuar ,e zgjuar me great leadership eshte e nje Grua e paarritshne.
    Vetem nje fjale per You Z.Merkel,
    Do ngelesh e paharruar nder vite per vepren tende
    Zoti te bekofte!
    God bless you!!!

  12. Shefkiu says:

    Sa e lumtur duhet te jete ndjere teta Anxhela qe ju dha rasti te flas me nje udheheqes gjenial! Dhe jo pak, por per plot nje ore.

  13. Al says:

    Cte tha….ska negociata….normal…..

  14. Vlesh says:

    Mendoni cdo kishte ndodhur me median po te kishte folur 1 minute IM ose LB, pa le SB, ta theme une tye.

  15. dritani says:

    T’i kushtoje kancelarja Merkel nje ore Shqiperise (jo Edi Rames si kryeminister)_, ky eshte lajm me te cilen duhet ta nise emisionin televizioni i pavarur “SYRI”. Besojme se Merkel si lokomotive do te marre nga pas shtetet e tjera skeptike Europiane per t’i futur si delet ne orbiten e saj per Shqiperine dhe shqiptaret. Falemnderit, zonja e Europes, Merkel!

  16. KUJTIM says:

    RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS
    Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe LIKE FLOLIRI MONA Jane KUNDRA SHQIPERIS MASHTRUS
    POPULLI nuk ju BESON dhe nuk ju voton
    VETEM LEHNI CDO dit,,,, ,,,,,,,,……….
    VETEM cpifni CEO dit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje