Nard Ndoka kundër vendimit për mbajtjen e maskave: Rama po na provokon, qytetarët nuk do e zbatojnë. Maska burim infeksioni

12 Tetor 2020, 14:24Politika TEMA

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se vendosja e maskës do të bëhej e detyrueshme edhe në ambjentete e jashtme.

Por Nard Ndoka është kundër këtij vendimi. Ai shprehet se vendimi i kryeministrit është provokativ.

“Unë jam i sigurt që maska nuk të mbron në ambientet e hapura, por është një burim infeksioni. Maska është e domosdoshme për moshat e treta.

Kryeministri duhet që ta bëjë të detyrueshme për moshat mbi 60 vjeç, e madje t’u sigurojë edhe maskat”, tha Ndoka.

Sipas kryetarit të Partisë Demokristiane, ky vendim i qeverisë nuk ka për t’u zbatuar nga qytetarët.

“Nuk mund të zbatohet një vendim i marrë nga një person që është jashtë realitetit. Qytetarët e morën vesh se si bën ai me gjobat”, shtoi Ndoka. (TemA)

3 komente në “Nard Ndoka kundër vendimit për mbajtjen e maskave: Rama po na provokon, qytetarët nuk do e zbatojnë. Maska burim infeksioni”

  1. Maska says:

    Ky ka te drejte per vehten e tij , sepse e ka te qarte se Kafshet nuk infektohen me koronavirus!

  2. zoga e vodices says:

    Kush eshte si puna jote dru me pre le mos te vere masken kur flet dhe ti dhe ketij poshte i vjen per te vjell.

  3. Trotski says:

    Rroçke JO LAFSH PRERE !!! Ke qene dhe Minister Shendetsie PA LE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje