Deputeti Lefter Maliqi e ka lëshuar gojën keq ndaj kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
Maliqi shkruan se nuk ka vend në botë që një kryeministër që ka keqqeverisur për 8 vite me radhë, të kërkojë një mandat të tretë.
Jo vetëm kaq, por Maliqi i sugjeron Ramës të mbyllet në bunkerin e tij në Surrel dhe të merret me pikturat e tij.
Postimi i plotë i Maliqit:
Bojkotojeni këtë Kryemafioz që vazhdon të tallet me shqiptarët, duke bërë fushatë me brekushe, dajre e humor kaps…
Të dashur miq!
Kryemafiozi i ashtuquajtur Kryeministër, pasi e zhvati dhe e rropati këtë vend, po tallet në mënyrën më të neveritshme me shqiptarët.
Ashtu si në 2017-ën, ky njeri po bën fushatë vetëm me muhabete kafeneje dhe të degjeneruara, pa asnjë program zhvillimi.
Në fakt, ky edhe programin më perfekt të hartojë, s’ka njeri mbi tokë që e beson apo e merr më seriozisht.
Por përtej kësaj, ky Kryemafioz po kërkon mandatin e tretë vetëm duke marrë një mikrofon në dorë e duke folur çfarë i vjen për mbarë një të diagnostikuari me ‘probleme mendore’, me batuta bajate, me humor kaps, e me një gjuhë ordinere ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Ku ka vend në botë, që një Kryeministër, pasi ka keqqeverisur 8 vite, kërkon një mandat të tretë, duke bërë një fushatë vetëm me brekushe-çitjane, e me fjalime lajthitëse të degjeneruara.
Pas tepsisë, kërkoi timonin me brekushet e Enverit dhe pa asnjë program, duke e kthyer skenën e fushatës në një parodi të nivelit karagjoz.
Ky del para shqiptarëve si Kryetar i Rilindjes, dhe tallet me një gjuhë ordinere, e në fund duartrokitet dhe gajasë vetëm çetën e tij të korruptuar, sepse socialistëve i vjen turp kur e dëgjojnë, e jo më ta votojnë.
Pasi janë braktisur e grabitur për 8 vite, shqiptarët kanë nevojë të dëgjojnë alternativ qeverisëse, me program si në çdo vend normal të botës, e jo të dëgjojnë karagjozlliqet e këtij Kryemafiozi 24 orë në ditë.
Duke parë opozitën përditë që ofron alternativën e detajuar e me fokus ekonominë, që ky e ka grabitur e ndarë me bandat dhe oligarkët e tij, ky Kryemafioz po ziliqoset dhe ka filluar që sa hapë sytë në mëngjes, urdhëron ushtarët e tij të prrallisin ndonjë gjë në Facebook, me gjoja investimet imagjinare që ka bërë qeveria e Rilindjes.
Koha kur bëje fushtë për tepsi e timon, me brekushe e humor kaps, ka përfunduar.
Ti o Kryemafioz, edhe po të blesh gjithë ekspertët më të mirë në planet, për të hartuar një program dinjitoz qeverisjeje, ti nuk ke më shpëtim, sepse CV-ja jote e 2 mandateve është bloz.
Prandaj, unë them që as fushatë të mos bësh, por mbyllu në bunkerin tënd të vetmisë e përbuzjes së madhe, dhe zhgarravit ndonjë pikturë si ato që do të ti grisin sapo të hyjnë në zyrën tënde për të qeverisur pas 25 prillit.
Do te doja te ishe ne liste por kot e ke o figure,nuk te afron as Luli as LSI….Te kam thene ik e mblidh ullinj se kane sezonin.
Qendrojini afer se eshte ne delir ky Lefter hunderr maliq kokexhufka si Nafije dybeku qe thoshte se me ndryshimet e reja ne kod leshilikes do mare 100 mandate , po pse atehere te gjithe ne kor keni vene kujen se me dryshimet e reja do ndryshoje sensi i rrotullimit te tokes o mjerane te pashprese qe jeni te coroditur totalisht. Gjigandi Edi Rama shkon i sigurte ne mandatin e trete kurse Nafije dybeku do mburret ne fushate vetem me kampingun me te turpshem te planetit , haremin erotiko naziskino te Jales qe ka ndertuar leshelija kur ishte ne pushtet me leket qe vodhi ministri superhajdut i leshitlikes ne tenderin fallco te rruges Elbasan Tirane duke e lene rrugen rrugeve.