Karantinë dhe për Metën Ramën, Bashën e Hotin? Një nga anëtarët e stafit me COVID-19, vetëizolohet komisioneri Varhelyi! 4 ditë më parë takime me zyrtarët shqiptarë

11 Tetor 2020, 22:34Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka njoftuar me anë të një postimi në tëitter se është vetëizoluar, pasi një nga anëtarët e stafit të tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai thotë se ndihet mirë dhe nuk ka simptoma, ndërsa shton se testet gjatë javës së kaluar ishin negative.

“U informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik.

Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!“, shkruan Varhelyi.

4 ditë më parë komisioneri Varhelyi ishte në Shqipëri ku u takua me figurat kryesore politike në vend, si kryeministri Rama, presidenti Meta dhe kreun e PD Basha, ndërsa ishte edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku mbajti një fjalim të shkurtër.

Nderkohe qe ka pasur takime dhe ne Kosove, ku vecohet takimi me kryeministrin Avdulla Hoti!

Nuk dihet nëse do të ketë teste edhe për Ramën, Metën, Bashën e Hotin, por nëse do të ketë, do të detyrohen të futen në karantinë deri në dalje të përgjigjeve.

2 komente në “Karantinë dhe për Metën Ramën, Bashën e Hotin? Një nga anëtarët e stafit me COVID-19, vetëizolohet komisioneri Varhelyi! 4 ditë më parë takime me zyrtarët shqiptarë”

  1. Daja says:

    Kjo puna ne covidit qenka lezetshme u perhapka si vagonat e trenit te bashes po basha ja coi dhe birishes se raporon 3 here ne dite. Se dhe basha dhe berisha takohen tet a tet.

    1. pjeter says:

      Hahaha ,po e kapi Bashen,e sigurt ja ka çu edhe Saliut.Nga fotot duket qe verem Likja del me mire,sepse ka pas maske perballe Likes,ajt ta mbash pastaj ate,pas Mic Sokolit,Vojo Kushit,E Avni Rustemit,do na dali edhe superman i Çepanit 1000 mt mbi nivelin e detit,detaj ky,qe i pelqen shume te theksohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje