“Lulzim Bashës do t’i bëhej atentat”, pushohen akuzat ndaj një maqedonasi dhe dy kosovarëve

11 Tetor 2020, 20:46Politika TEMA

Një maqedonas dhe 2 kosovarë u hetuan për një kohë të gjatë si të dyshuar se po përgatisnin komplot dhe atentat ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, por pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore ata rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua.

Të dyshuarit që kaluan në filtrat e Interpolit, Antiterrorit, dhe ish-Krimeve të Rënda janë Afrim Morina , një ish-polic në Gostivar dhe që përshkruhet si një person që është i gatshëm të bëjë gjithçka për para, Arben Ymeri i njohur me nofkën “Japan” praktikant radikal i fesë, ish-luftëtar në Siri dhe Alfred Gurguroviç, një i dyshuar i përfshirë në atentatin ndaj Alfred Mustakës ngjarje e ndodhur në 2010 në Durrës.

Hetimi nisi me kërkesë të Antiterrorit në prill 2017, pas një interviste të presidentit Bujar Nishani për “Ora News” i cili tha se ka shumë aktorë që duan destabilitetin. Fakti i sigurisë së liderit të opozitës shtoi aso kohe Nishani do të konsiderohet me seriozitet nga agjensitë ligjzbatuese në vend.

Është vërejtur thuhet në dosjen që Top Channel e ka siguruar ekskluzivisht se pas kësaj deklarate në daljet publike të demokratit kishte shtim të forcave të sigurisë. Në kuadër të kësaj situate theksohet më tej shërbimet inteligjente dërgojnë informacion për personat e dyshimte.

Afrim Morina përshkruhet në këtë informacion, ka dijeni për një atentat të mundshëm ndaj kryetarit të opozitës me qëllim destabilizimin e vendit . Prokuroria thotë se mes shumë veprimeve u kqyr sistemi Tims nga ku rezultoi se Morina, Ymeri dhe Gurgurovçi kishin hyrë në Shqipëri përpara datës për të cilën zhvillohen hetimet, njëri në vitin 2014 , i dyti në vitin 2016 dhe i treti në 2010.

Janë administruar përgjimet e telekomunikacioneve theksohet më tej sikurse edhe përgjigjet nga Interpoli. Në fund të 2019 nga kqyrjet e telefonit të Arben Ymerit i pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë i zbulohen 29 numra telefoni. Në 2019 ai ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe.

Nga kqyrjet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.

Ky shtetas diskuton për probleme personale përmend akuza në dosjen që Top Channel disponon . Nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave me të tjerë që të krijojnë bindjen për kryerjen e veprave të dyshuara dhe nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës.

Ky vendim i pushimit të hetimeve sipas burimeve të Top Channel ju njoftua në mes të javës edhe Antiterrorit, ndërkohë që gjykata do të vendosë vulën nëse duhet apo jo të pushohet hetimi!/TCH

9 komente në ““Lulzim Bashës do t’i bëhej atentat”, pushohen akuzat ndaj një maqedonasi dhe dy kosovarëve”

  1. berisht says:

    kushe eshte ai qe vret kete morr
    bythe
    ky eshte thjesht nje kostum i varur
    ne nje hu

  2. per bythen e pederit ?
    per prishje pazari droges me hollandeset
    apo berisha po i jep durt bythecit kokpordhe ?

  3. lsi lufton per jete a vdekje kunder bandes se shpellarit
    qe kerkon te fuse ne burg mbretin e xhuxhave
    ka llafe se presidenti m. ka kercenu me vdekje birishin.
    bashes i ja shpetu bizga ?

  4. Fatosi-kosove says:

    Kush e mbane mende PD e viteve 90 edhe azem hajdarin e pati ba te madh sali berisha, kuptohet kur i contre puna ngusht,kur shlirohej pak e shante dhe e akuzonte si tradhetar te PD dhe si rrezik per vendin deri sa edhe e prejashtonte nga partia-nane PD dhe ne fund ja pynoi dhe e futi ne lufte me bndat e veta per ta vrare me lehte dhe pas disa ditesh e shpalli héro,njejt do ti vie dita bashes vetem nga sali berisha dhe askush tjeter,ska shqiptar nga kosova as maqedonia qe flliq doren ne bashen,kjo ishte skenar i sali berishes dhe nishan kapterrit per ta ba tmadh bashen duke deklaroi se duan ta vrasin, nderkohe qearma ishte ne doré te sali berishes kurse fisheket ne xhepa te nishan kapterrit,pastaj kush do mund ta prekte bashen kur ka fazlliq serbin kshilltar spécial per siguri kombetare,JO mo JO o shqiptar kjo klike eshte e sigurt,ka kriminel e kriminel ne strukture edhe asi si nishan kapterri qe shef enderr se basha eshte ne rrezik apo salianji qe skenon filma me banalen, lum ai qe ka mundur te shpetoni me koke nga PD e mjer ai qe ha aty.

  5. adrian says:

    si duket Sali Shpellari ka vendos ta heqi qafe kete bythmutin Basha pasi di shume nga pislliqet e tij

  6. Pensionist says:

    berisha i di atentatoret e tij. Po te behet publik ndonje incident i rastit, menjehere dalin emrat e aktit terrorist sipas policit dixhital te mixhe salehut. Ata kurre nuk kane per te shpetuar!

  7. Fuati says:

    Gjepura per ti ritur rendesine vetes dhe te perfitoje sa me shume bodigarde nga Shteti , e kujt i ruhet per kete klloun qe me i dobishem eshte ta leshe fushave e arave si bicim dordoleci te trembi zogjte se sa te meret me politike , qari i Edi Rames qe ka kete kllufin kundershtar ,andej nga zona ime thone per fate te tilla : ty mor mik te bejne veze dhe kaponjte …….garant mandati jo i trete por dhe i katert i Rames nese e vendos ……….
    Keta se kane kuptuar qe jane bere te peshtire ,dhe se provokojne pa mase me pasurite e vendosura duke vjedhur ……..deri sa te kuptoj e do kalojne nja 20 vjet ………

  8. Lani says:

    Ne cdo atentat dhe kur eshte i implikuar berisha e hap gojen.Kurse per rastin e Bashes nuk e hapi gojen fare.Si duket jetij atentati i ka pas dhene rendesi te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje