Nga Carlo Bollino
Pra ish-deputeti Clirim Gjata është gjallë dhe ekziston! Emri i tij mbiu në këto orë mes emrave të demokratëve në garë për të hyrë në listën e kandidatëve të Tiranës. Për mua është një lajm i mirë, por është mbi të gjitha për gjykatësen Manjola Xhaxho të gjykatës së Tiranës që po e kërkon pa rezultat prej një viti e gjysëm.
Nëse Clirim Gjata nuk do të ishte edhe kreu i departamentit të Drejtësisë së Partisë Demokratike që pretendon të udhëheqë vendin, kjo që po ju tregoj do të ishte vetëm një histori qesharake. Por duke konsideruar funksionin politik si dhe profesionin (e supozuar) të avokatit, mënyra se si Clirim Gjata tallet me drejtësinë e bën këtë histori dramatike. Imazhi perfekt se si partia kryesore e ish-qeveritarëve dhe eksponetëve të saj më të lartë, vazhdon të baltosë drejtësinë, edhe tani që pretendojnë aspirojnë të rikthehen në qeveri.
Historia ime me fantazmën Clirim Gjata nis me 16 korrik 2019 kur (siç e lajmërova në një editorial) paraqita padi civile ndaj tij për shpifje. Gjatë dy debateve televizive në studion e Eni Vasilit, Clirim Gjata (siç e kanë zakon edhe gati të gjithë eksponentët e PD-së) duke mos gjetur asnjë argument për të kundërshtuar kritikat ndaj tyre, mu drejtua me shpifje dhe epitete. Pas paraqitjes së denoncimit prisja që si çdo qytetar tjetër, Clirim Gjata të paraqitej në sallën e gjyqit për të kërkuar ndjesë ose për të konfirmuar akuzat e tij duke paraqitur prova dhe fakte. Por ndjesa nuk është një praktikë e njohur për shpifësit profesionalë, të cilët kanë dhe një tjetër problem: flasin gjithmonë pa prova.
Dhe në këtë pikë Clirim Gjata tenton rrugën e tretë: arratinë. Pikërisht kështu. Kreu i departamentit të drejtësisë në Partinë Demokratike nuk gjendet, i padukshëm, fantazëm. Gjykata e ftoi të paraqitej duke ia dërguar thirrjen në adresën e shtëpisë që e kisha shënuar në padi (Rruga Ali Demi,pallati 72, shk. 3, ap. 26), por të gjithë aty u betuan se nuk e njihnin. Atëherë avokati im Gavrosh Andoni i dha gjykatës dy adresa të tjera që Clirim Gjata deklaronte se zhvillonte detyrën e avokatit (Njesia Bashkiake nr.7, rruga Hajdar Hidri, pallati ”Pienvis”, ap.24-25), por edhe në këtë adresë politikani i njohur rezultonte i panjohur. Kulmi ishte kur thirrja iu nis nga gjykata edhe në selinë e Partisë Demokratike në Bulevardin Zhan D’Ark, i vetmi vend që Gjata frekuenton pa asnjë dyshim, por edhe këtu përgjigja nuk ndryshoi: Nuk e njohim! Asnjë përgjigje as nga emaili i tij zyrtar ([email protected]), as nga numri i tij cellular (0692065902) dhe nga zyra në PD (04 227 6910) që ai e reklamon edhe në faqen e tij zyrtare në facebook që numëron 2479 like (!!) shifër qesharake për një politikan, por që atij mund t’i duket një rekord.
Clirim Gjata është i panjohur edhe për Sigurimet Shoqërore, sepse mesa duket nuk merr as rrogë, ose të paktën një rrogë zyrtare: pra Clirim Gjata ose paguhet në të zezë si çdo punëtor i mjerë te Ushtari i Panjohur, ose jeton me lemosha. Dhe këtu hapet një tjetër kapitull që meriton një thellim: cili është burimi i të ardhurave të Clirim Gjatës meqë edhe një avokat qe punon privatisht duhet të presë fatura dhe duhet të paguajë sigurime shoqërore për veten dhe për të punësuar nëse ka?
Pas shumë muajsh kërkimesh pa asnjë rezultat, duke konstatuar se Clirim Gjata është një fantazëm, me 19 qershor 2020 gjykatësja Manjola Xhaxho vendosi më në fund të vazhdojë gjykimin “me shpallje”, siç bëhet me të kërkuarit ose me barbonët pa një strehë fikse: pra informohet i hetuari se ka një proces në ngarkim të tij duke ia publikuar emrin te dera e gjykatës. Në këtë rast gjykatësja vendosi që njoftimi do të afishohej edhe “pranë selisë së PDsë, në web, në adresë, në njësinë administrative si dhe në adresën e tij email. Gjithashtu t’i dergohet shkrese DRSSH Tirane ku t’i kerkohet te paraqesë informacion nese per te paditurin Clirim Gjata ka te dhena dhe në sigurimet shoqerore”.
Por nga ky moment e tutje është zhdukur edhe gjykatësja e cila nuk ka thirrur më asnjë seancë, dhe as, nga sa rezulton, nuk zbatoi vendimin e saj për të proceduar me “shpallje” ndaj politikanit të mirënjohur. Procesi për shpifje është ndërkohë i ngrirë ndoshta në pritje që Clirim Gjata të dalë në mënyrë vullnetare nga klandestiniteti i tij i qetë. Klandestinitet që nuk e ka penguar partinë demokratike ta propozojë si kandidat për deputet.
Ajo çka e bën këtë histori dramatike në vend të komike janë të paktën dy aspekte:
I pari është qëndrimi i gjykatëses e cila duket e terrorizuar të procedojë në mënyrë të vendosur ndaj Clirim Gjatës, pikërisht siç i ndodh shumë kolegëve të saj sa herë duhet të gjykojnë një pjesëtar të klanit të PD-së, pra njerëz të lidhur me Berishën, Argitën & Co. Kjo është akoma më e habitshme për Manjola Xhaxhon, e çertifikuar nga vetting si gjykatëse e ndershme pra e rikonfirmuar në vendin e saj me vulën e “drejtësisë së re”. Nëse funksionon kështu “drejtësia e re”, imagjinojmë e vjetra! Nëse është e terrorizuar për një proces për shpifje, si do të sillej ndaj një krimi më të rëndë duke pasur në dorë një peshk të madh të Pd-së si të paditur?
Manjola Xhaxho jeton e blinduar në katin e pestë të gjykatës me një roje të dedikuar dhe refuzon të takojë çdo avokat që nuk është i seancës së radhës. Në këtë mënyrë derisa nuk thërret seancën, është e lirë të mos shpjegojë edhe arsyet e shtyerjes. E terrorizuar të deklarojë Clirim Gjatën “të kërkuar” me shpallje, zonja shmang t’i përgjigjet edhe letrave të avokatit tim që i kërkon sqarime mbi këtë heshtjen e saj misterioze. Hera e fundit që i ka shkruar, është 23 shtatori i këtij viti: Letra drejtuar gjykatëses Manjola Xhaxho pa asnjë përgjigje.
Aspekti i dytë, po aq e rëndë, i takon Clirim Gjatës dhe partisë së tij. Si ia bën një personazh që fshihet nga drejtësia, të përfaqësojë departamentin e drejtësisë në partinë që pretendon të arrijë të qeverisë vendin? Clirim Gjata prezantohet mes miqve dhe të afërmëve si një ministër i ardhshëm i drejtësisë, gjë që e bën figurën e tij të sikletshme edhe për partinë e vet. Një aspirant ministër (dhe deputet) i kërkuar “me shpallje” nuk ishte parë kurrë më parë.
Kur bëra padi për shpifje edhe kundër Sali Berishës, ish-kryeministër të paktën dërgoi në sallën e drejtësisë avokatët e tij edhe pse me një teori të qesharake mbrojtjeje: “Unë jam Sali Berisha dhe nuk duhet të tregoj asnjë provë për të konfirmuar akuzat e mia”, u përgjigjën në sallë. Dhe në fakt gjykatësi e dënoi. Clirim Gjata duhet të ketë kuptuar se strategjia e shefit të tij nuk funksionon dhe kështu,p ër të shpëtuar nga dënimi, preferon të fshihet duke mos pasur edhe ai asnjë provë për të treguar.
Kjo sjellje shpjegon më shumë se një mijë fjalë se në ç’mënyrë partia demokratike e koncepton të vërtetën dhe drejtësinë. Mënyra në të cilën Clirim Gjata dhe shumë njerëz të partisë së tij jetojnë, është ajo që e vetmja mënyrë për të bërë politikë është gënjeshtra dhe nëse drejtësia u kërkon llogari për veprimet, thjeshtë fshihen. E ka bërë Berisha prej vitesh, e bëri Basha në procesin për Rrugën e Kombit, e bën edhe Clirim Gjata nga ana e tij. Sa më takon, mund të vazhdoj të pres akoma, sepse fshehja e tij nga procesi, tani si kurrë më parë, është prova e qartë e fajit të tij.
Ps: Në pritje që gjykatësja Manjola Xhaxho të gjejë kurajon për të proceduar zyrtarisht “me shpallje” ndaj ish-deputetit Clirim Gjata siç ajo vetë vendosi të bëjë 4 muaj më parë, ne, këtë “shpallje” sado jo zyrtare, tashmë e bëmë. Pra, kush e lexon këtë shkrim ta lajmërojë z. Gjata: Gjykata e kërkon! Dhe kur ta gjejnë, të mos dale e të thotë se nuk e dinte! (shqiptarja.com)
Bolino te respektoj se perpiqesh te jesh qytetar dhe i kulturuar edhe me nje kafshe dhe nje njeri plot jarga e lebroz si Qlirim Gjata. Ti e quan njeri dhe habitesh, por ai nuk eshte njeri. Nuk i flet askush ne pallat dhe nuk paguan as dedtyrimet minimale. Eshte nje njeri harbut nga ata qe hedh plehrat ne shkalle dhe nje pisanjos i njohur boterisht. Ti e quan njeri dhe ne te lagjes na vjen te qeshim
Turpi eshte I MANJOLA XHAXHOS ne kete rast.
Bravo Z. Bolino.
I paske dhene dreken dhe darken bashke atij koke gafores.
Palaco i mjere, pseudo politikan, pseudo jurist dhe mbi te gjitha njeri i vogel. Fiks per partine e mjere ku ben pjese.
Na shpetoni nga qelbesira si Qim Gjata! Cfare fukslliku ka bere kjo kerme qe meriton te jete ne PD! Asnjeri nuk ka pike konsiderate per kete por e mbajne me urdher te kushedi se kujt.
Carlo djali ti ke fituar cdo here ndaj ketij gojendyri me emrin Çlirim. Ta them une qe ke fituar me qytetari dhe njerzillek qe ky fare paraziti nuk e ka idene se cdo te thote. Pastaj sa i takon gjykatave heret a vone do ja gjejne shtepine dhe po fitove ceshtjen mos ngurro ti marresh edhe shtepine apo shtepite ketyre vemjeve qe nuk po ua shtyp koken njeri akoma.
Bollino. është nga të paktët analistë që shpreh të vërtetën. Njeri i drejtë që i ka dhënë shumë gazetarisë. Mjerë ne si popull në qoftë se në pushtet vjen P.D me ca tipa si Ç. Gjata, Alibeaj, e ca mostra të tjerë që ndodhen në atë seli.
Po ja more zoteri Bollino , ju mund te keni te drejte ndaj zoteris Gjata . Pretendoni se zoteri Gjata ka shpifur ( sipas jush ) , kundra jush , jeni ne te drejten tuaj , ta akuzoni , nese eshte e vertete . Kete desha tju them edhe juve , gazetateve , — qe faktikisht jeni burimi i shpifieve — . Ne media , si edhe ne median tuaj ka 90% shpifie dhe genjeshtra dhe 10% te verteta , prandaj me kete rast , keni mundesine ju dhe shoket tuaj , te reflektoni . Ka nje thenie te filozofise anonime : O more njeriu me mende , si te dhem ashtu me dhemb ;, prandaj , zoreri i nderuar , shikojme plot e per plot shpifie e te pa verteta nga ju dhe ne mediat tuaj . Sigurisht ata qe shpifin dhe mashtrojne — qoft edhe per ( propagante ) – , duhet te din mire , se c’eshte e keqia . Pra c’do njeri , duhet te shkoje ne ferr , per ta ditur se c’eshte ferri .
PO plicia ka vdekur ne SHQIPERI ? .
Ai eshte i biri spiunit komunist qe beri kerdine ne soc(si saliu) dhe u konvertua ne demokrat me urdher dhe ne mbrojtje te sali komunist berishes…
Mut i jati e mut i biri qe gjeten strehe tek kryemut krimineli sali.
Palaco skuth si i jati. Do edhe deputet.
Je nje europian i vertete.
Ke dhene nje kontribut te shquar ne Shqiperi.
Ke qene gjithmone i paanshem dhe shume korrekt.
Je nje mik i shkelqyer per popullin shqiptar
Sa turp! Turp per gjykatesen Xhaxho! Po komprometon veten, besueshmerine ndaj saj, po komprometon karrieren per nje karte te djegur. Ajo ka zgjedhur ke ane te mbaje. PD, gjithashtu ka zgjedhur, E shte bere strehe e atyre qe kane probleme me drejtesine, me kohe. Nuk i voton njeri.
Mire e ke Bollino, Gjata eshte nje burracak qe s’vlen pese leke. Eshte nje nga drejtuesit genjeshtar te PD se vdekur. Prandaj kjo parti eshte humbese.
Ky eshte imazhi i pd leshelis, imagjinojeni larg qofte kete vetulltrashe, shpifarak te behet minister drejtesie cfare do ti bente drejtesise se re te dale nga vetingu. Dhe hajde votoje per deputet kete monster qe nuk paraqitet ne sallen e gjyqit . Kurre nje figure e tille e neveriteshme dhe shume provokues ne ekran kur eshte ne studio, hiqet si nje jurist qe ka zbritur nga planeti i alieneve ne toke, hiqet si gjithollog, por qenka nje mashtrues, frikacak, shpifes , njeri i neveritshem qe mos e pacim kurre ne parlament. I shkofte prapa Nafije dybekut te leshitlikes qe iku per lesh dhije ky hunderri Clirim Gjata.
Botoje tek RD, nqs egziston akoma kjo gazete she nqs ta botojne, por provoke nje here.
Shkoni Te berberi te blloku eshte i sigurt qe aty ai lidhet me bllokmen dhe sigurimsa. Dr ??.
Çmeresh me një frikacak të ndyrë .
Shpifjen ka në gjak ai .
Fytyra e Clirim Gjates eshte nje alarm i kuq per cdo shqiptar qe ta shporre njehere e mire PDne nga Shqiperia
Clirim Gjata eshte nje qelbesire e ndyre si i jati vet,njeri piset fizikisht ,moralisht dhe komplet mashtrus e genjeshtar
Me Xhaxhon apo pa Xhaxhon keni fituar gjyqin moral z.Bolino!
Ja pra nje arsye e forte pse largohen njerzit nga shqiperia Nuk ka drejtesi nuk ka shtet.Kjo eshte fatkeqesia jone me e madhe 30 vjecare
Te lumte pena dhe mendja Sign. Bollino. Mos u merr me drogmenat fendelart, jo se baltosesh, por je shume lart per te ulur syte mbi ta. Je nje zoteri! Besoj edhe peshtyma jote do behesh pis mbi Celirime Gjaten ??
Clirim Gjata eshte armik I betuar kinder Reformes ne Drejtesi, urren USA .. Njeri i peshtire. …
Zoti Bollino, tani kur kjo te ndodhe ty imagjinoje se cfare kane vuajtuar shqiptart e thjesht? Kjo eshte deshpruse qe nje aspirant per deputet apo portofol minister te injoroj ligjet e shtetit kaq haptas. Djali I nje komunisti mund te sillej ndryshe. Nese gjyqtarja nuk ragon, athere padite edhe ate si bashkpuntore e ketyre banditve. Te uroj fat.
Nderim per kete qytetar evropian te Shqiperise! Nderime, z Bolino!
Rustemi eshte arratisur me passaporte diplomatike, mbase do te kthehet, kur te fitoje ndonjehere pede…dhe atehere do te jete minister i padrejtesise. Mos prisni tjeter gje!
Ne stanin e horrave te te pd gjithe jane si clirimi i te ndjerit Rustem te Gjykates Kushtetuese, vetem me nje ndryshim te madh: Babai ishte i heshtur dhe i qete, i biri, clirimi, nje skuth e shpifes i rendomte. Si ka mundesi, qe nje netyre e tille te jete jurist?!
Ciao Carlo! Pra, sipas teje, kush punon në të zezë në Shqipëri qënka si punëtor i mjerë që punon te Ushtari i panjohur? Ne që kemi punuar në call center gjysëm në të zezë apo ndonjëherë në të zezë, pa kontrata pune, jemi mjeranë dhe gjysëm mjeranë? Ore kokëtul që as shqip nuk di të flasësh! E kupton që kjo gjëndje papunësie, varfërie dhe informaliteti, mungese meritokracie dhe drejtësie në Shqipëri është për shkak të Edi Ramës? Pikërisht prej Ramës që ti i lëpin bythën si servil. Ç’lidhje ke ti me gazetarinë dhe të vërtetën?
Ti ke marrë favore dhe para nga pushteti i Ramës, dhe del tërë kohës te Eni Vasili e bën propagandë me broçkulla. Mos do të të tregoj ndonjë barsaletë me trading online që të kuptosh mafien çifute të call centerave në Shqipëri që janë të lidhur me politikanët? Prandaj, Carlo, mos shkruaj kot debilllëqe se të gjithë e dinë shtetin mafioz të leshit që ka ngritur Rama apo të tjerë para tij. Drejtësia ka qënë dhe do jetë e kapur nga politikanët. Kush i beson farsës së ambasadës amerikane për ndershmërinë dhe suksesin e pseudo reformës së Sorosit në drejtësi? Asnjë. Kush bën propagandën televizive dhe pseudo analizat me sofizma dhe gënjeshtra nëpër banaqe kazanesh TV? Ju pra, gjasme analistët, komentatorët! Ju broçkullaxhinjtë e paguar, ”avokatët e djallit”, avokatët e gënjeshtarëve të politikës”. Dhe tani ti Carlo ankohesh për drejtësi?
MA VAFFANCULO!
Karlo ankohet dhe ka te drejte dhe ti nese ke punuar ne te zeze e call center si skllav do te thote se ate meriton te besh. Kush shpetoi nga skllaveria i cau vete zinxhiret o trap turkoshan nuk priti Edi Ramen. Ti je turp i shqiptarise jo italiani qe ngre zerin ndaj padrejtesive. Italjani po flet per hallin e vet dhe ka ngritur zerin kurse ti si shqiptar ca ben? Flet si skuth dhe anonim. Ik race e poshter se nga muter si ty jemi sot ne kete gjendje. Ik laj sumen e padroneve ne call center dhe pak te ka thene Bolino qe je i mjere.
Zoti Bollino, ke qen dhe mbeteni modeli i gazetarit evropjan, qe, pakush ecin ne gjurmet e tua ne gazetrain shqiptare.
Esht per tu habitur , si ka mundesi qe Clirim GJata i ashtuquajtur jurist, thiret te paraqitet ne gjyq per nje akuze , shpifje, genjeshter ndaj zotit Bollino, nje vit me pare dhe sparaqitet pa asnje aresye.
Si qytetar i Tiranes nuke u gjendrka gjekundi ne lagje, arogant, mendjemadh dhe i pa shkuar me komshinj , kudo ku ka qene. Edhe ne selin e PD ku kryen detyren e juristit , su gjendeka. si ky bastard fshihen vtem kriminelet, hajdutet, ata qe duan ti shpetojne drejtesis dhe ajo qe te ben pershtypje esht qe Berisha dhe Basha i bejn streh keti mashtrusi, qe vetem kur e theret Eni Vasili nuk mungon. gjen kohe te prockollis.
Njemij here turppaste edhe gjyqetarja Manjola xhaxho qe, nuke zbaton ligjin ndaj keti qyteri arogant, qe sperfill instucjonin e shtetit, kjo zonje ose esht e paafte ne detyren si juriste, ose esht frikacake dhe ortake me ata qe i bejn presjon nga PD, se u bie bruzi qe juristi i tyre te denohet per shpifje, kur Berisha dhe Basha duan patjeter ta ven kandidat per deputet..
Zonja Majlinda jini kualifikuar per te vazhduar karieren ne sistemin e drejtesis se re, jini beteuar se dote zbatoni kushtetuten dhe ligjin, por, keshtu si veproni me GJaten, vecse e kompromentoni drejtesin e re dhe krijoni imazhin tek shqiptaret se edhe rreformimi i drejtesis se re esht nje mashtrim se, po veprohet si me pare. shumekush dte mendoi se ; Ky vend nuke behet, prandaj te ikim nga kembet syt.
Policia e shtetit , ta gjeje kete mashtrus, qofte dhe ne zyren juridike te PD dhe tja jap adresen e sakte gjyqetares per ta thirur ne senca gjyqesore sa me pare. Plera dhe mashtrus, shpifes e genjeshtare si Clirim Gjata e njollosin me te zeze PD.
Eshte alarmante!!!
Gjyqtaria qe ka kaluar vetingun… i fshihet dhenjes se drejtesise?!?!?!
Degradim!!!
Z. Mero, me ish drejtesine, Bollina gjeti drejtesi… me keta qe kane kaluar vetingun si i behet?!
Kam qene der me entuziastet e nder me mbeshtetsit per “reformen ne drejtesi”… shikoj se beme nje vrime ne uje.
Keta qe po kalojne vetingun, e kane bere mendien top se s’ka burre nene ti levizi me dhe korrupsioni vazhdon e po behet galopant.
Zagaret e Pd dine vetem te shpifin. Kete dine te bejne njerezit e shpifur Karlo. Mos ju ndaj dhe berja vulen e shpifesit dhe ketij Gjates surrogato.
Respekt per gazetarin Carlo.Clirim Gjata ibiri Rustem Gjates gjykatese idiktatures,mashtrus,megallomanturpi i p.d. qe rinovon ne politike vemje te tilla pa integritet,personazh i tipit Salianji,Balliu.
,
MOLLA E NDALUME JE I MADH.KOMENT PERFEKT.BOLL E ME KOMENTE SERVILASH QE SHESIN BYTHEN PER NJE PUNE NE SHTET.
,,Molla e dijes,,je nje molle e kalbur e redaksise se Berishes.Ceshtja eshte e thjeshte….ka nje padi…duhet te paraqitesh ne gjykate,jo te fshihesh vrimave si miu. Nuk ka rendesi emri i paditesit.Por prapa kesaj sjelljeje prej gangsteri te Gjates dhe prej servili te Xhaxhos,Bollino paralajmeron shqiptaret se cmund te ndodhe po te rikthehet ne pushtet Sali Berisha,kryeshkaterruesi nazistotribal filoserb i Shqiperise.Sepse realisht Basha dhe Mona jane kukulla plastike.Berisha dhe Meta vendosin mbi keto grupe neonaziste qe quhen PD dhe LSI ,te ngjashme me Agimin e Arte grek ,por qe e djathta e qendres e Micotaqit e futi prapa hekurave.
Bolino meriton respekt. Sa per gjykatesen turp, po te kish qene ndonje fakir fukara do ta kishin sjelle ne gjykate zvarre. Kjo tregon se gjyqetarja nuk eshte e paster moralisht pse jo dhe nga ndonje ndere nga clirim gjata. Kur han nje luge corbe te prishur, te bie ta vjellesh ate gjithe jeten. Si puna xhaxhos ka akoma gjyqetare qe punojne nen presion se i tregojne vetingun si shantazh. Me qindra gjyqe qe kalojne ne avantazhe te personave qe kane lidhje me qeverine dhe politikanet e vendit. Duhet te ndergjegjesohemi te gjithe ti denoncojme, pa ç’ka se e drejta vonon, por nje dite do dali.
Eshte i biri i Babait te vet, Rustem Gjata, qe ka bere kerdine me vendime kriminale deri dhe me vdekje ne Shkoder ne nje periudhe jo te vogel ne kohen e PPSH ne Shkoder. Nje super-Komunist dhe Kriminel i Drejtesise, ku i biri sot fshihet nen rreshtimin prane PD dhe pretendon te jete dhe Deputet, pa le… Kjo eshte Partia Demokratike e Shqiperise , streha e pisllikut te vjeter e te ri me ne krye Sali Ram Berishen e deri tek me te rinjte, qe vetem gjakun dhe dhunen kane ne filozofine e tyre per Pushtet dhe jo Voten e lire e demokracine.
Po ti ngele duke mashtruar nga mengjesi ne darke e na flet per mashtrime. Perfitues i ndyre. Kur gjen ketu ne Shqiperi mire ben
I nderuari Bolino papagalli Gjata perserit ato qe vjell Sali Qen Berisha. Ku ka tru Gjata te mendoje.Nuk ja ke pare surratin sikur i ka kalu persiper zetori dhe ja ka dhjere. Cfare pike inteligjence dhe njerzilleku mund te shofesh nje nje surrat si i clirim Gjates. Lere pastaj emri, ja ka vene i jati Clirim.Ku kishte intelektual qofte edhe ne me i friksuar nga Enveri qe ta quante djelin Clirim, duhet te ishe kafshe dhe kafshe jane keto sojet qe ndjekin kruekafshen Berisha. Ti habitesh dhe me gjyqtaren. Te lutem ta mirekuptosh o mik.Se keto kafshet jane kercenues dhe shume agresiv. Jane kafshe te egra qe nuk i perballon dot nje grua. Ti ben mire qe i cjerr masken se shqiptari harron apo hutohet dhe ben vaki na i ben peshqesh prape keta aborte njerezore. Ta dish qe ka shume shqiptar qe te ndjekin dhe kane shpresa ne fjalet e mencura qe shkruan dhe thua neper studio televizive. Me respekt Ardian Gurakuqi, Toronto, Canada
Vizitova per kuriozitet kete vere dy bunkartet per te cilat Partia antidemokratike sulmon Bolinon. U bera kurjoz kur degjova monika Kryemadhin dhe thashe te shkoj e ti shof me syte e mi. Jua them troc qe nuk ka gje me te bukur dhe me te plote ne Tirane. Mund te kisha kalu dy dite duke i pare dhe nuk do te me dilte koha. Sasia e materialeve qe jane aty nuk krahasohet me asnje muze as me Kombetarin dhe as me ate te Krujes qe e kane bere sa nje kala dhe brenda ka 5 gjera per turp. Prandaj ti Karlo mos u merzit me hajdutet qe te sulmojne se ne kemi nje shprehje qe thote se pema plot gjuhet. Keto si puna e Gjates jane njerez qe nuk kane bere nje pune ne jeten e tyre por ngjiten si parazite here te nje politikan e herre te tjetri dhe jane gati jo te shajne e te ofendojne, por edhe te dalin lakuriq per Salen apo per Ilirin.
Bolino,te respektoj,qe me personalitetin tuaj njerzor dhe profesional,kerkon qe ky vend te frymoje sado pak si shtet i vertete.
Por dhe odisea e peshtire gjata(babai ish spiun,e thene me gojen e saliut dikur) produkt i shpelles se erret,tregon qe ketu vazhdon te egzistoje si me pare nje shtet paralel,me ate shtet qe nxjerre ne vitrine Rama,i cili vazhdon ta beje sehir baterdine e tyre mbi kete vend,duke i shkretuar trup dhe shpirt,bile ai sic e thote dhe vet, as nuk guxon ti thote atyre me emrin e vertete,kriminel,hajdute,turkoshake etj,etj,
Vend MUTI Bolino,por te pershendes per perpjekjet e tua sizifiane,per te vendosur nje gur europian ne themelet e tij te rrenuara nga produktet shpellare dhe me tej.
I dashur Bollino! Çimi nuk është duke u mbëshyer, por bashkë me t’atin është në një mision sekret të sigurimit të shtetit. Sapo ta kryejnë me sukses atë, do vijë në gjyq të ballafaqohet me Ju.
Mos u mërzit, durim. Përgatitu të durosh gjatë se me siguri pas këtij misioni do ti japin një tjetër mision atyre. Kështu u ka kaluar jeta atyre, familiarisht, në mision të sigurimit të shtetit.